Fitoi 27 milionë paund në lotari, 56-vjeçarja gjendet e pajetë në banesën e saj në Irlandë

Fitoi 27 milionë paund në lotari, 56-vjeçarja gjendet e pajetë në banesën e saj në Irlandë

Margaret Loughrey

Margaret Loughrey, 56-vjeçarja e cila fitoi 27 milionë paund  8 vite më parë, në një lotari dhe shprehej se i kishte shkatërruar jetën, është gjetur e pajetë në shtëpinë e saj në Belfast, në Irlandë.

56-vjeçarja shprehej se çmimi i fituar në 'EuroMillions', 8 vite më parë e kishte shkatërruar atë. Pasi fitoi shumën e majme, zonja Loughrey bleu një fabrikë, ndërsa gati gjysmën e shumës së fituar e ndau në ndihmë të familjeve në nevojë.

Megjithëse, të gjithë e ëndërrojnë atë çmim, për Margaret nuk ishte kështu! “Më ka shkatërruar jetën. Kanë kaluar 6 vite nga çmimi. Unë nuk besoj në fe, por nëse Ferri ekziston, unë kam qenë në të”, shprehej ajo.

Vdekja e saj e papritur nuk po trajtohet si e dyshimtë dhe është një fund tragjik i problemeve të saj shëndetësore.

 

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Karambolohen dy autoveturat në Korçë-Pogradec, plagosen 2 pasagjerët

Karambolohen dy autoveturat në Korçë-Pogradec, plagosen 2 pasagjerët