Fitoi Bashkinë Vorë, Blerim Shera për Report Tv: Vlerësim! Nisim punën, prioritet rindërtimi! Rama ende s'më ka uruar

TIRANË- Në Vorë kanë filluar festimet. Kryetari i ri i Bashkisë së Vorës, Blerim Shera në një komunikim për Report Tv e ka cilësuar këtë fitore si një vlerësim nga ana e qytetarëve, e ndërsa tha se do të nisë nga puna pa humbur kohë dhe prioritet do të jetë rindërtimi. Në emisionin 'Repolitix' me gazetarin Denis Minga, Shera tha se procesi i votimit ka që shumë i qetë dhe me qytetari. 

"Një vlerësim i madh nga ana e qytetarëve që do e përkthejmë me punë, nuk kemi kohë për të humbur, fillojmë shumë shpejt, prioritet rindërtimi. Veliaj ka meritë se është drejtues politik, ka qenë suport gjatë gjithë kohës, fushata është shoqëruar me nivel të lartë qytetarie, fitoi qytetaria se ka qenë një proces i rregullt në çdo njësi administrative. Jemi në KZAZ në Vorë morëm rezultatin nga KQZ, patjetër ka një festë", tha Shera për Report Tv.

Ai ka njohtuar se deri më tani nuk ka pasur një urim nga ana e kryeministrit Edi Rama, kjo sepse sapo ka marrë rezultatin nga KQZ-ja, por që sigurisht e pret një gjë të tillë. 

" Do të na urojë, sapo kemi marrë dhe rezultatin nga KQZ-ja", u shpreh Shera.

Pas fitores, kryebashkiaku i zgjodhi që të mos u jepte një mesazh kundërshtarëve politik, që tashmë i quan thjesht si qytetar të të njëjtit vend.

"Çfarë kam për t'u thënë kundërshtarëve? Jemi qytetar nga i njëjti vend", përfundoi Shera.

Vora ishte Bashkia e parë që mori PS-ja, ku rezultati i votimit doli brenda 30 minutash kjo pasi u votua dhe u numërua elektronikisht. Shera i PS mori 7530 vota, Lulzim Vrana i koalicionit Berisha-Meta mori 2589 vota dhe Ymer Marku i PD mori vetëm 687 vota, pra 4-fish më pak se 'Shtëpia e Lirisë'. Ndërkohë, 290 votues kanë votuar për opsionin që nuk zgjedh asnjë kandidat. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:59
Fitoi Bashkinë e Vorës, kush është Blerim Shera, nga mësues në shkollë 9-vjeçare në kryebashkiak

Blerim Shera është mësues me profesion. Pak para se të hynte në garë për Bashkinë, ai jepte mësim në një shkollë 9-vjeçare, teksa ishte kthyer në atdhe para disa vitesh pasi kishte emigrant në Itali. Sipas informacioneve të publikuara në rrjetet sociale Shera është i martuar. Bashkëshortja e tij quhet Brisilda. Shera u prezantua Drejtuesi politik i PS për qarkun e Tiranës, Erion Veliaj më 13 shkurt në Vorë.

Ora 21:27
Zgjidhet kryetar i Vorës, kandidati i PS pak minuta pas fitores: Falenderoj qytetarët, do vijojmë projektet  

Blerim Shera ka folur pasi u shpall fitues për bashkinë Vorë, duke falënderuar qytetarët që e votuan.

“ Falenderoj qytetarët s’na ngelet asgjë tjetër veçse të vijojmë projektet dhe me rindërtimin”, tha Shera.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ...: 06/03/2022 23:12

    Ja keni fut kot, gjithe jeten e vet ne Shqiperi ka qene, ska qene ndonjehere jashte.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë