PS fiton Bashkinë e Vorës, Veliaj: Rezultat i jashtëzakonshëm, morëm dyfishin e votave të dy kandidatëve të tjerë bashkë

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj, në një konferencë për shtyp nga selia e PS menjëherë pas shpalljes nga KQZ të rezultatit të parë të zgjedhjeve të pjesshme vendore, ka përgëzuar Blerim Sherën për fitoren në Bashkinë e Vorës, me një diferencë të thellë, gati dyfishin e votave e dy kandidatëve të djathtë.

“Jemi shumë të kënaqur jo vetëm nga rezultati por mbi të gjitha nga cilësia e këtyre zgjedhjeve. Kemi pasur zgjedhje pa incidente. Kemi pasur një mirëkuptim edhe në komisione. Krahasuar me zgjedhjet nga e kaluara duket gjithnjë e më shumë që po ngrihet standardi, sidomos në Bashkinë e Vorës ku kishim një numërim elektronik. Nga të dhënat që kemi marrë nga KQZ kemi fituar Bashkinë e Vorës me gati 70%. Falenderoj të gjithë që punuan për këtë ditë. Unë besoj që kemi disa mesazhe që marrin nga Vora. Dua të falënderoj të gjithë komisionerët. Fakti që pati konsensus, që kishte një rezultat të shpejtë, do të thotë që e ardhmja është tek teknologjia. Kemi pasur një pjesëmarrje të madhe në Vorë” u shpreh Veliaj.

Ai tha se ka lexuar drejt mesazhet e ardhura nga Vora, ku i pari është se nuk ka më bastione të djathta e të majta.

 “Ka disa mesazhe që marrim nga zgjedhjet në Vorë me një rezultat të jashtëzakonshëm. Së pari nuk ka më bastione në Shqipëri. Ky ishte testi i parë i një përballje mes të majtës dhe të djathtës dhe mesazhi i parë që na vjen nga Vora është që njerëzit nuk duan sherre, duan punë e përkushtim. Do ta lexoj me shumë rezpekt këtë mesazh. Për ata 30% unë ju jap një garanci që do u shërbejmë njëlloj, pa asnjë dallim,” deklaroi më tej Veliaj.

Veliaj tha se kundërshtarët e PS nuk janë armiq.

“Dua t’ju kujtoj gjithë qytetarëve dhe ka qenë ky mesazhi i një fushate që kemi bërë në Vorë: ata që ne kemi mundur me këtë rezultat nuk janë armiqtë tanë. Ata janë gjithashtu njerëz që jetojnë në Vorë. Jorida nuk është armikja ime. Partitë e tjera nuk janë armike tonat. Jemi gjithë shqiptarë. Do duhet të jetojmë në një vend e do duhet të gjejmë mënyra se si me një gjuhë ku ne garojmë me ide e projekte e jo me sherre duhet të jetë gjuha e të ardhmes,” tha Veliaj.

Në garë përballë Blerim Sherajt ishte Ymer Marku nga PD, ndërsa nga koalicioni ‘Shtëpia e lirisë’ ishte Lulzim Vrana. Sheraj ka marre 7530 vota, ndërsa Lulzim Vrana ka marrë 2598 vota dhe Ymer Marku 687.

I.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleancës

Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleancës