Fitoi dy tendera me letra false/ Zbardhet dëshmia e anëtarëve të komisionit të ofertave për skandalin me ‘DH-Albania’-n

Skandali me fitimin me dokumenta falso të dy tenderave 30 milionë euro nga kompania “DH-Albania”, ka çuar në prokurorinë e Tiranës pesë anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave pranë Operatorit të Sistetmit të Transmetimit. Prania e pesë zyrtarëve është parë ditën e djeshme në ambjentet e prokurorisë së kryeqytetit, ndërkohë sot në prokurori pritet të paraqiten pesë anëtarët e tjerë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, pranë Autoritet Rrugor Shqiptar. Zyrtarët e OST-së janë pyetur lidhur me fitimin e tenderit prej 12 milionë euro nga “DH-Albania” për ndërtimin e linjës së tensionit të lartë nga Burreli në Peshkopi. Ata kanë pohuar se nuk kanë kryer asnjë verifikim për sa i përket dokumentacionit nëse ishte fallso apo jo, pasi kanë parë vetëm dokumentat shoqëruese, që ishin të sigluara me vulën e noterit dhe të përkthyera nga përkthyes zyrtarë. Sipas dëshmisë së tyre, vërtetimi dhe bilancet e dorëzuara nga kompania, kishin mbërritur me zarf dhe vulë origjinale. Anëtarët kanë shtuar se përpara se dosja e “DH-Albania” të mbërrinte në tavolinën e tyre, ajo më përpara kontrollohet nga drejtoria e Juridike e institucionit. Rreth çështjes së “DH-Albania” prokuroria e Tiranës ka thirrur për të dëshmuar ditën e sotme dhe pesë anëtarët e tjerë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave që shërbejnë pranë ARRSH. Momentalisht për këtë çështje vijon të jetë në kërkim policor administratori i kompanisë “DH-Albania” Avdjol Dobi, për të cilin pritet që prokuroria në ditët në vijim të lëshojë një mandate arresti.

Dobi nuk është larguar nga Shqipëria
Një burim pranë prokurorisë tha për “Shqiptarja.com” se nga verifikimi në sistemin TIMS rezulton se Dobi nuk ka dalë nga Shqipëria, por një gjë të tillë ai mund ta ketë kryer pa u rregjistruar në sistem. Dobi është personi kryesor që mund të arrestohet nga prokuroria e Tiranës për këtë megaskandal. Aktualisht prokuroria është në pritje të një përgjigje nga autoritet Amerikane, nëse bilancet financiare dhe vërtetimi për mospasjen e detyrimeve tatimore në shtetin e Delawere SHBA, janë origjinale apo të falsifikuara. Vetë Autoriteti Rrugor Shqiptar gjatë një komunikimi me e-mail me autoritet e Delaëere, konfirmoi se bilancet financiare dhe vërtetimi për detyrimet fiskale ishte tërësisht i falsifikuar. Mësohet se ky e-mail është administruar si provë nga prokuroria e Tiranës, por sërisht për grupin hetimor ky e-mail nuk mjafton, pasi prokuroria duhet ta administrojë si provë materiale këtë përgjigje në rrugë zyrtare dhe proçeduriale. Por pavarësisht se ky e-mail i ardhur nga SHBA për prokurorinë nuk ka rëndësinë e një prove proceduriale, ai shërbeu dhe bindi drejtuesit e ARRSH që të vendosnin heqjen të drejtës së kompanisë “DH-Albania”, për të qënë fituesja dhe lëvrimi i fondeve prej 30 milion euro të fituara në dy tendera, pranë ARRSH dhe OST.

Falsifikimi i dokumentave
Dyshimet mbi Dobin bien se ka falsifikuar dhe ka përdorur më pas një vërtetim të lëshuar nga departamenti i shtetit të Delaware, ku tregohej se kompania “Dunwell Haberman”, e cila pretendohet se është mëma e firmës shqiptare “DH-Albania”, nuk kishte detyrime financiare në SHBA. Për këtë çështje Avdjol Dobi është thirrur në muajin dhjetor 2018 në ambjentet e Autoritetit Rrugor Shqiptar në Tiranë, ku gjatë një takime me krerët e këtij institucioni, Dobi ka dalë garant dhe ka siguruar se dokumentat e përdorura për fitimin me tenderit janë origjinale. Dobi ka pohuar se nëse nuk vërtetohet në vazhdim se dokumentat janë origjinale, ishte i gatshëm t’ia kalonte të gjithë shumën prej 1.8 milion euro të ngurtësuar në një llogari bankare, e cila rezulton të jetë fondi i garancisë, që kompania “DH-Albania” ka ngurtësuar për këtë projekt. Tashmë është herët për të folur se cili do jetë rezultati i këtij hetimi, por për këtë çështje kanë nisur hetime edhe në SHBA. Pak ditë më parë Zyra e Sekretarit të Shtetit në Delaëare konfirmoi për “Zërin e Amerikës” se ka filluar hetimet për të përcaktuar nëse kompania “Dunwell Haberman”, ose ndonjë prej zyrtarëve të saj, është përfshirë në aktivitete të paligjshme, mashtrime ose falsifikime.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Ministrat e kryeministrit kanadez Trudeau në Florida për bisedime me ekipin e Trump

Ministrat e kryeministrit kanadez Trudeau në Florida për bisedime me ekipin e Trump