Zgjedhja e tij në moshën 31-vjeçare ka shtangur opinionin sportiv gjerman dhe jo vetëm.
Ish-lojtari i kombëtares gjermane u përfshi pak kohë më parë në një incident në një klub nate në Shtutgart ku pas një sherri u qëllua në kokë me shishe nga një 16-të vjeçar.
Ky skandal shtoi presionin mbi ish-kampionin e botës, duke bërë që ai të njoftojë vendimin ekstrem, atë të tërheqjes nga futbolli i luajtur.
“I kërkoj falje familjes, klubit dhe tifozëve, pas asaj që ndodhi dhe vendimi im është që të tërhiqem nga futbolli profesional, kam nevojë për pushim dhe Sttugarti-t i uroj suksese në synimet e tyre, që është rikthimi në “Bundesligën” gjermane”, ka deklaruar futbollisti gjerman.
Mesfushori Kevin Groskreutz u shpall kampion bote me Gjermaninë në Brazil, 3 vite më parë, ndërsa u aktivizua në disa ndeshje.
Në Europianin e Francës, Joakim Low preferoi të mos e marrë në ekip ish-kampionin e botës për shkak të formës së dobët sportive.
(Kevin Groskreutz pas sherrit në disko)
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com