Fitoi luftën me COVID-in, mjeku i njohur dhuron plazmën e gjakut për kurimin e të infektuarve

Fitoi luftën me COVID-in, mjeku i njohur dhuron plazmën e gjakut për kurimin e të infektuarve

TIRANE-Mjeku i njohur reanimator Roland Xhaxho ka dhuruar plazmën e gjakut. Xhaxho disa muaj më parë u infektua me COVID, ndërsa arriti që të fitonte luftën me sëmundjen dhe tashmë ka dhuruar plazmën, e cila do të përdoret për të kuruar të prekurit me këtë virus. Ministria e Shëndetësisë bën apel që shembulli i mjekut të ndiqet edhe nga personat e tjerë që e kanë kaluar COVID-in.

"Krenare për mjekët, që me shembullin e tyre, përçojnë vlerat e humanizmit dhe solidaritetit për atë që ka më shumë nevojë. Dr. Roland Xhaxho, pasi e ka mundur virusin e rrezikshëm, i është bashkuar nismës “Bëhu hero për dikë që ka nevojë”, duke dhuruar gjak, që do të shërbejë për trajtimin e pacientëve me COVID19. Bëhu edhe ti hero për dikë që ka nevojë për ty! Dhuro gjak/plazëm" shkruan ministria e Shëndetësisë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Patrioti: 25/08/2020 14:16

    Ja befte Zoti drite sikunder ka zemren!

    Përgjigju
  • Ilir: 25/08/2020 13:14

    Bravo Doktor! Keta jane mjeket shqiptare! Elita e cdo shoqerie! Njerezit me fisnike, me humane dhe me te neperkemburit e te tallurit nga cdo qeveri e ketij vendi qe pas monizmit! Eshte momenti per vleresimin e drejte te tyre sa nuk eshte vone...!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë përfitimet shëndetësore që vijnë nga konsumimi i çokollatës së zezë

Cilat janë përfitimet shëndetësore që vijnë nga konsumimi i çokollatës së zezë