Ramiz Brahimaj, një sportist shqiptar i arteve marciale, arriti një fitore spektakolare gjatë ndeshjes së UFC-së, duke mposhtur me nokaut kundërshtarin e tij, Mickey Gall, që në rundin e parë.
Kjo ishte një mundësi për Brahimajn që të tregonte aftësitë e tij të jashtëzakonshme në ring.
Pas fitores, shqiptari bëri një gjest simbolik surprizues, duke i vendosur plisin njërit nga figurave më të njohura tashmë të UFC-së, Joe Rogan, një nderim që lidhet me traditat shqiptare dhe një shenjë respekti për Rogan-in, si një figurë e rëndësishme në botën e arteve marciale mikse.
Brahimaj tha edhe disa fjalë në gjuhën shqipe:
“Ky është plisi i babgjyshit tem dhe kjo fitore është për krejt shqiptarët”.
Me këtë fitore, Brahimaj tani ka një rekord prej 11-5 në MMA dhe 3-3 në UFC, teksa synon më tej.