Ish-deputeti dhe ish-themeluesi i PD-së, Ridvan Peshkëpia, ka lëshuar akuza të forta në kuadër të 17 nëntorit, Çlirimit të Tiranës.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai shkruan se 17 nëntori nuk ishte çlirim por një ekzekutim në masë i parisë intelektuale.
'Një rekujem për 17 nëntorin. 70 vjet më parë, një tufë bandash egërsirash, kriminelë të lindur që i joshte gjaku dhe pushteti, ranë në Tiranë dhe fillyan ekzekutimet masive të parisë shqiptare. Ky ishte preludi i njërit nga regjimet më gjakatare që ka parë historia e njerëzimit. Dështimi tragjik i atij sistemi politik do kishte turpëruar cilindo që edhe në mënyrë periferike do kishte pasur sado pak gisht në atë që ndodhi. Por jo komunistët shqiptarë dhe pinjollët e tyre.
Sot, në media apo rrjete sociale do gjeni vetëm festimet e tyre, çka janë vallëzimet e tyre mbi gjakun e viktimave të tyre. Nuk thonë kot, një komunist i mirë është vetëm një komunist i vdekur. Kjo ditë duhet të shërbejë për ne si një kuntesë e përhereshme për tragjedinë shqiptare të importuar nga Jugosllavia dhe të zbatuar nga kriminelët e kuq të bandave partizane. Një derr mbetet derr edhe po ta lyesh me buzëkuq dhe një partizan mbetet një kriminel edhe po ta shpallësh hero', shkruan ai.