Ish-gjyqtarja e Gjykatës së Lartë, Shpresa Beçaj, ka fituar përballjen ligjore ndaj Këshillit të Lartë të Drejtësisë, duke u rikthyer pas katër vitesh në detyrën e kërkuar. Shpresa Beçaj është emëruar sot si gjyqtare pranë Gjykatës së Apelit të Tiranës me vendim të KLD, pasi ka fituar me dy vendime gjyqësore. Me rikthimin e saj në sistemin e drejtësisë, gjyqtarja Shpresa Beçaj pritet t'i nënshtrohet dhe procesit të Vettingut, ku do të kontrollohet për pastrëtinë e figurës dhe pasurinë.
Shpresa Beçaj kishte paditur KLD-në në vitin 2013, pasi i kishte mbaruar mandati si kryetare e Gjykatës së Lartë. Beçaj i kishte kërkuar KLD të emërohej gjyqtare pranë Apelit të Tiranës, por kërkesa e saj nuk ishte marrë parasysh dhe për këtë gjyqtarja kishte ngritur një padi ndaj KLD në Gjykatën Administrative.
Objekti i padisë së ish-kryetares së Gjykatës së Lartë ndaj KLD-së ishte detyrimi i kësaj të fundit ta rehabilitojë Beçaj në statusin e saj si gjyqtare karriere dhe të nxjerrë aktin e emërimit të saj si gjyqtare e Apelit Tiranë.
Po ashtu, Shpresa Beçaj kishte kërkuar shpërblimin e dëmit në vlerën 8.061.624 lekë, duke shtuar edhe dëmin progresiv të çdo dite deri në ekzekutimin e vendimit. Lidhur me këto kërkesa, Apeli i Administratives i ka dhënë disa të drejta gjyqtares Beçaj. Në bazë të vendimit Beçaj do të përfitonte 42 paga mujore si gjyqtare e Gjykatës së Apelit në Tiranë.
Përveç gjyqtares Shpresa Beçaj, KLD ka rikthyer në detyrë dhe gjyqtaren e Gjykatës së Elbasanit, Pajtime Fetahu, e cila u pezullua një vit më parë, pas një videoskandali që u publikua në media.
Në video, gjyqtarja Fetahu kishte marrë një vendim, që favorizonte të pandehurin, ndërsa u shkarkua menjëherë nga KLD për ‘korrupsion pasiv’. Në mbledhjen e sotme, KLD ka vendosur ta rikthejë atë në detyrë, ndërsa nuk dihet ende pozicioni që do të mbajë.
-
Kjo eshte mikesha e Like Floririt President. Kjo i mbylli gjyqin Likes ne Gjykaten e Larte me videon e Dritan Priftit. Tani Likja ne krye te KLD e emeron gjyqtare ne Apel.
Përgjigju -
E shperfytyruar. Si shtriga e Salemit
Përgjigju -
Hajde se jep doreheqjen vete para se ta zere vetingu.
Përgjigju -
Kjo eshte krahu i djathte i Like floririt, vajzen ja rregulloi Likja ne Austri me pune te ambasada shqiptare per nderin qe i beri me aferen e Dritan Priftit, si mund te kthesh ne detyre nje gjykatese te larguar qe ka dale ne pergjime telefonike.Ky vetingu i Rames ka filluar te bjeri ere dhe ka ne plan te shpetoj Liken nga burgu.
Përgjigju -
Po nje fare KETRA BARJAMI gjyqtare ne Sarande,kur do mirreni me te,gjyqtare e korruptuar,turpe qe ajo eshte gjyqtare,eshe injorantja me e madhe e drejtesise shqiptare. Vetem sorollat njerzit,i shtyn pa funde gjyqet pa asnje shkak,nuk jep vendim te sakte,dhe te dy palet ankohen ne APEL.Ka me dhjetra raste te kesaj natyre.
Përgjigju -
vec nje injorante, hajdute, imorale
Përgjigju-
Ajo ka edhe fytyr te paster, pse i bini nqaf kot?!
-
-
u rikthye hajdutja e pa afte dhe e korruptuara. meta i shleu borxhin, gjykata e apelit ka patur konflikt interesi, shume nga ata shpresa i ka votuar per gjyqetar ne apel. KPK pa tjeter do ta largoj si te korruptuar dhe e pa afte.
Përgjigju







Komente
Komento