U largua gjatë Vettingut, KPA i jep të drejtë shkallës së parë dhe rrëzon Komisionerin Publik për ish-inspektoren e KLD: Sofia Zhilla ishte dorëhequr! (VENDIMI)

U largua gjatë Vettingut, KPA i jep të drejtë shkallës së parë dhe rrëzon Komisionerin Publik për ish-inspektoren e KLD: Sofia Zhilla ishte dorëhequr! (VENDIMI)

Foto ilustruese

Vettingu i KPA-së përfundoi procesin e rivlerësimit për magjistraten Sofia Zhilla, pa një vendim përfundimtar për çështjen, për shkak se “objekti dhe qëllimi i këtij procesi është bërë i pamundur”, për shkak të dorëheqjes së saj.

Në këtë mënyrë jepet i njëjti verdikt sikurse shkalla e parë e KPK, që e vlerësoi të pamundur procesin e vettingut ndaj Zhillës, për shkak se ish-inspektorja e KLD-së ishte dorëhequr.

Vendimi u shpall sot (12 Dhjetor), kurse ankimimi ishte bërë nga Komisioneri Publik më 25 Qershor 2024, kundër vendimit që kishte marrë shkalla e parë e KPK-së së Vettingut, më 29 Maj të këtij viti.

Vendimi u mor nga trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga gjyqtarët Rezarta Schuetz kryesuese, Mimoza Tasi relatore, Albana Shtylla, Natasha Mulaj, Sokol Çomo anëtarë.

Komisionerja Publike Irena Nino e vlerësonte të pabazuar vendimmarrjen e KPK për ndërprerjen e vettingut ndaj ish-inspektores të ish-Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Sofia Zhilla, pa një vendim përfundimtar, duke vlerësuar se “duhet të caktohet ndalimi për emërimin në funksione në sistemin e drejtësisë për 15 vjet”. Por duket se edhe KPA i ka dhënë të drejtë shkallës së parë, duke mos dalë me një përfundim.

Komisionerja Nino vëren se Zhilla është emëruar në ish-KLD në mars të vitit 2013, me mandate 5-vjeçar dhe në 2018-ën i është zgjatur mandati i inspektorit deri në krijimin e zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë. Duke qenë në cilësinë e subjektit të rivlerësimit, ajo ka plotësuar deklaratat përkatëse në kuadër të procesit të vetingut.

Vendimi i KPK për Zhillën u mor me shumicë votash nga relatori Lulzim Hamitaj dhe anëtarja Firdes Shuli, që konkluduan se Zhilla e ka humbur statusin e subjektit të rivlerësimit për shkak të dorëheqjes së saj dhe tashmë mbetet i tillë.

Vendimi i plotë i KPA-së së Vettingut:

“Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga gjyqtarët Rezarta Schuetz kryesuese, Mimoza Tasi relatore, Albana Shtylla, Natasha Mulaj, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen nr. 23/2024, datë 25.06.2024, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 767, datë 29.05.2024, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Sofia Zhilla.

Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin 4, pika 6 e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, si dhe në nenin 95 të Kodit të Procedurave Administrative, me shumicë votash, vendosi:

Përfundimin e procesit të rivlerësimit kalimtar për subjektin e rivlerësimit Sofia Zhilla pa një vendim përfundimtar për çështjen, për shkak se objekti dhe qëllimi i këtij procesi është bërë i pamundur.

U shpall sot, në Tiranë, më datë 12.12.2024”.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    12 Dhjetor, 16:05

    Berishës iu dha zyrtarisht nga gjykata vula e PD, a do të shtohen votat?



×

Lajmi i fundit

Tensione dhe sherr në Parlament, Gogu i përgjigjet Bardhit: Laje gojën nga akuzat për babin e Zenit dhe Nokën, pastaj merru me PS

Tensione dhe sherr në Parlament, Gogu i përgjigjet Bardhit: Laje gojën nga akuzat për babin e Zenit dhe Nokën, pastaj merru me PS