Trajneri i njohur italian, Alberto Zaccheroni është shtruar në spital pasi u rrëzua në shtëpinë e tij në Cesena. 69-vjeçari ka pësuar një goditje në kokë, teksa ndodhet në repartin e terapisë intensive.

Tekniku 69-vjeçar,  orët e vona të pasdites të së premtes u rrëzua brenda shtëpisë së tij në Cesenatico, duke goditur kokën në shkallët e banesës. Në momentin e rënies nga një lartësi prej rreth dy metrash, në shtëpi ndodheshin edhe bashkëshortja e tij Franca dhe e fejuara e të birit,Lara.

Ndihma e menjëhershme për shkak të dëmtimit të marrë në kokë, bëri që mjekët ta dërgonin në spitalin Romagna dhe e shtruan në terapi intensive, ndonëse ish-trajneri është vigjilent.

Në karrierën e tij, Zaccheroni ka drejtuar skuadra si Lazio, Milan, Inter, Udinese, Cosenza, Juventus, Torino, kombëtaret e Japonisë dhe Emiratave të Bashkuara Arabe. Në karrierën e tij, 69-vjeçari mbahet mend për titullin kampion me Milanin në sezonin 1998-1999.