NJU JORK-Familja e Edmond Demirajt duke se ka fituar betejën për të siguruar azil politik në SHBA. Agjensia e lajmeve, Associated Press duke ju referuar avokatëve, shkruan se familja shqiptare e Edmond Demirajt pas përpjekjesh të gjata ka fituar azilin politik, pasi administrata e presidentit Obama do të lejojë që ata të mbeten në Shtetet e Bashkuara.
Familja e Edmond Demirajt rrezikonte dëbimin nga SHBA, pasi ishtin emigrantë të paligjshëm atje, por prokuroria i premtoi azilin politik nësë dëshmonte ndaj shtetasit Bill Bedini (shqiptar), i cili në SHBA konsiderohet si një kriminel i rrezikshëm, i kërkuar për trafikimin e qenieve njerëzore. Por autoritetet e Emigracionit vendosën dëbimin, pavarësisht marrëveshjes së FBI. Sipas avokatit të tij, Joshua Rosenkranz, nëse do të kthehej në Shqipëri, familjes së Edmondit do t’i rrezikohej seriozisht jeta.
Avokati i tij, Joshua Rosenkranz ka përshendetur sot vendimin e administratës Obama, ndërsa deklaroi se kthimi në Shqipëri do të ishte një gabim i rëndë.
MARRËVESHJA ME FBI
Gjithcka nis rreth 10 vjet më parë, kur një prokuror federal në Teksas i kërkoi Edmond Demirajt të dëshmonte kundër Bill Bedinit të akuzuar për trafik qeniesh njerëzore. Demiraj e kishte këtë informacion: Ai kishte punuar me trafikantin Bill Bedini në një biznes ndërtimi dhe kishte dërguar para jashtë shtetit për të. Prokurori kishte një propozim të leverdishëm: “Në këmbim të dëshmisë së tij, ai dhe familja do të ishin të sigurt. Por Bedini u lejua të paguante garancinë dhe menjëherë shkoi në Shqipëri. Ndërsa dëshmia tashmë s’kishte vlerë, autoritetet amerikane vendosën kthimin në Shqipëri të Demirajt. Bedini ishte duke pritur. Ai rrëmbeu, rrahu dhe qëlloi z.Demiraj, plumbi për pak sa nuk i kapi veshkën. Bedini nisi të kërkonte edhe familjarët e Demirajt, duke rrëmbyer dy mbesat e tij dhe duke i detyruar ato të prostituonin në Itali. “Ky është shpërblimi për atë çfarë më ka bërë xhaxhai juaj, Edmondi, kur ishte në SHBA”, - kishte thënë ai ndërsa rrihte vajzat, njëra 19 dhe tjetra 21 vjeçe.
PAS 10 VJETËSH U KËRKUA DËBIMI I FAMILJES SË TIJ
I gjithë ky rrëfim i dhimbshëm është pjesë e deklaratës së vendimit të autoriteteve federale amerikane në dokumentat gjyqësore. Vendimi i dhënë në janar te vitit që shkoi , përmbante një lajm pozitiv: Demiraj i mbijetoi sulmit me armë dhe mbesat e tij arritën të shpëtojnë falë fatit të mirë dhe një taksisti që i ndihmoi. Demiraj dhe mbesat e tij ndodhen tashmë ligjërisht në SHBA. Ai ka një kompani të vogël që merret me lyerjet e shtëpive në afërsi të Hjustonit. Por, vendimi i dhënë në janar përmban edhe një lajm të keq për zotin Demiraj. Ai urdhëron dëbimin e bashkëshortes së tij, Rudina dhe djalit adoleshent Rediol, që kanë jetuar në SHBA që prej kohës kur erdhën ilegalisht aty në vitin 2000. Dy fëmijët më të vegjël të familjes kanë lindur në SHBA.
“Bill Bedini është një njeri i rrezikshëm”, -do të deklaronte pas këtij vendimi Demiraj. “Me siguri, ai ka për ta vrarë djalin tim dhe gruan time do ta vrasë ose do ta detyrojë të prostituojë”.
/Shqiptarja.com