Fiton betejën me COVID Arqipeshkvi i Shkodrës Angelo Massafra, lë spitalin në Itali pas 34 ditësh: Ju falenderoj për afërsinë që keni treguar ndaj meje

Fiton betejën me COVID Arqipeshkvi i Shkodrës Angelo Massafra, lë spitalin në Itali pas 34 ditësh: Ju falenderoj për afërsinë që keni treguar ndaj meje

Angelo Massafra

Arqipeshkvi i Shkodrës, Angelo Massafra, ka fituar betejën me COVID, pasi 34 ditësh i shtruar në spital. Massafra ka lënë spitalin “Miulli”, në Asquaviva delle Fronti, në Itali mëngjesin e sotëm dhe është shoqëruar për në qendrën e rehabilitimit “Maugeri”, në Ginosa Marina.

Pas daljes nga spitali, ai Massafra ka përcjellë një mesazh falënderimi për të gjithë ata që i shërbyen përgjatë këtij muaji në spital.

“Shumë të dashur, shpresoj të jem së shpejti mes jush, sapo ta marr veten plotësisht. Ndërkohë, ju kam dërguar reflektimin tim të Pashkëve në një frymë bashkëndarjeje së asaj që kam pjekur në lutje dhe meditim gjatë kësaj kohe Kreshmje, të cilën e kam kaluar krejtësisht në spital. Kam ofruar vuajtjet e mia për ju dhe do të vazhdoj të lutem për të mirën e Arqidioqezës gjatë kohës që do të jem në rehabilitim e sipër.

Duke ju falënderuar për afërsinë që keni treguar ndaj meje, ju bekoj përzemërsisht dhe ju uroj të gjithëve që, duke jetuar misteret e Triditëshit të shenjtë, të gëzohemi për Ngjalljen e Krishtit”, thuhet në mesazhin e tij.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës