Fiton betejën me koronavirusin çifti nga Shkodra, i kushton dedikimin prekës mjekëve të QSUT-së

Fiton betejën me koronavirusin çifti nga Shkodra, i kushton dedikimin prekës mjekëve të QSUT-së

Foto ilustruese

Ditën e sotme një çift nga Shkodra ka arritur të fitojë betejën e vështirë me COVID-19.

Shefja e Infektivit Najada Çomo ka dhënë lajmin e mirë për çiftin Kraja të cilët i kanë bërë një dedikim shumë prekës.

"Dy shkodranë të fisëm fituan betejën me Covid, betejë shumë e vështirë, ky falënderim vlen shumë për gjithë stafin e shërbimit infektiv. Mirënjohje çifti Kraja për këtë dedikim të ndjerë", ka shkruar Çomo krahas fotos.

Shkodranët i janë drejtuar me një letër personelit mjekësor që u kujdesën për ta në QSUT duke falënderuar punën  e tyre të palodhur. Ata janë shprehur shumë mirënjohës ndaj tyre duke i falënderuar familjarisht ata bashkë me fëmijët, nipërit e mbesat e tyre, sepse  bënë të mundur që të riktheheshin shëndoshë e mirë në shtëpi.

Letra e çiftit

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Ergys Mërtiri: Ç'na tregoi më 23 nëntor Altin Dumani?

Ergys Mërtiri: Ç'na tregoi më 23 nëntor Altin Dumani?