Fiton gjyqin, rikthehet në punë
aktori i njohur Alfred Zeneli

Fiton gjyqin, rikthehet në punë<br />aktori i njohur Alfred Zeneli
Ka fituar gjyqin për të nisur punë aktori i njohur Alfred Zeneli. I lindur me sindromën e nanizmit, Zeneli edhe pse kishte diplomë universitare për aktrim, u hoq nga puna në Teatrin e Kukullave dhe u la pa punë për më shumë se një vit.

Në dokumentin zyrtar shkruhet se “Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi konstatoi diskriminimin e drejtpërdrejtë shkaktuar nga punëdhënësi ndaj Alfred Zenelit, si dhe detyrimin për ta rikthyer atë në punë - pas pothuaj një viti nga fillimi i betejës sonë ligjore me institucionin”.

Tashmë aktori ka fituar edhe të drejtën të kërkojë shpërblimin e dëmit si pasojë e diskriminimit përveç rikthimit në punë. Komisioneri për mbrojtjen nga diskriminimi premton mbështetjen edhe për këtë të drejtë të aktorit në një deklaratë zyrtare.

Për mbështetjen e aktorit kanë ndihmuar Fondacioni Shqiptar për të Drejtat e Personave më Aftësi të Kufizuara, ndërsa ndjekja e kësaj çështje është mundësuar nga Civil Rights Defenders me ndihmë juridike falas. Aktori ka shkruar falënderime të përzemërta në statusin e tij në facebook duke qenë mirënjohës për të gjithë ata që e mbështetën.

Alfred Zeneli ka mbaruar studimet në Akademinë e Arteve dhe është një aktor i spikatur i një prej teatrove në Tiranë. Prej 10 vitesh ai ka punuar pa u lodhur si aktor, duke dhenë shfaqje për fëmijë, edhe në ditët e tij të vështira. Ai është një person me aftësi të kufizuara fizike.

Vitin e kaluar në institucionin që e largoi nga puna, Alfred Zeneli numëronte mbi 10 vite eksperiencë. Ky institucion vendosi në mënyrë të paligjshme që të ndryshojë marrëdhënien e punësimit. Të ardhurat nga kjo punë ishin mjeti i vetëm i jetesës për të...

 

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Koalicioni 'Bashkë Fitojmë' bën ankimim në KAS dhe kërkon shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve në Himarë

Koalicioni 'Bashkë Fitojmë' bën ankimim në KAS dhe kërkon shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve në Himarë