Fiton Skënderbeu, gjatë festës
bie nga tribuna vëllai i Osmanit

Fiton Skënderbeu, gjatë festës<br />bie nga tribuna vëllai i Osmanit<br>
KORÇE- Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në ndeshjen mes Skënderbeut dhe Flamurtarit. Vëllai i lojtarit të Skënderbeut Tefik Osmanit ka rënë nga tribuna kryesore e stadiumit, gjatë festimit të golit të fitores së ekipit korçar. Muzaka shënoi golin e fitores në minutën e 83, ndërsa në këtë moment Sokol Osmani, gjatë festës ra nga tribuna, rreth 3 metra.

Ndeshja është ndërprerë për pak minuta, ndërsa vëllai i lojtarit është dërguar në spital për ndihmë me ambulancë. Burime për Report Tv nga spitali pohojnë se Sokol Osmani është jashtë rrezikut për jetën. Përsa i përket kronikës së ndeshjes, ajo përfundoi me fitoren e Skënderbeut që shkëputet akoma më shumë nga Flamurtari duke e ‘vrarë’ kampionatin. Sfida ishte e mbushur me shumë raste, por në fund vendasit dolën me tre pikët nga fusha.

 

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Kaosi dhe zjarri para Parlamentit, Kuvendi: Deputetët shkaktarë do paguajnë dëmin, do u mbahen nga paga! Karriget të paguara me taksat e qytetarëve, jo të tyret!

Kaosi dhe zjarri para Parlamentit, Kuvendi: Deputetët shkaktarë do paguajnë dëmin, do u mbahen nga paga! Karriget të paguara me taksat e qytetarëve, jo të tyret!