Fitore e “çmendur” e Milan, Pasalic
bën mrekulli në sekondat e fundit

Fitore e “çmendur” e Milan, Pasalic<br />bën mrekulli në sekondat e fundit
Ndeshja e prapambetur e javës së 18-të e Milan-it kundër Bologna-s ka përfunduar me fitoren e kuqezinjve, një sfidë e cila u vendos vetëm në minutën e fundit, me anë të një goli nga Pasalic, i cili i dha tre pikë shumë të rëndësishme Milanit.

Ndërkohë kuqezinjtë e kanë përfunduar ndeshjen me dy lojtarë më pak, pasi Paletta la fushën vetëm 37-të minuta pas fillimit të ndeshjes, pas kartonit të dytë të verdhë.

Gjithashtu në minutën e 60-të do të largohej nga fusha edhe Kucka-n pas një kartoni të kuq, duke i vështirësuar akoma edhe më shumë gjërat për skuadrën e Vicenzo Montellas.

Goli i fitores do të vinte në minutën e fundit pas një asisti të Gerard Deulofeu për Mario Pasalic, i cili arriti të shënonte golin e fitores.

Edhe pse goli e shënoi Pasalic, padyshim që protagonisti i kësaj ndeshjeje ishte Gerard Deulofeu.

Momentalisht Milan mban vendin e shtatë në tabelën e Seria A, me 40 pikë, vetëm 8-të pikë më pak Napoli-t i cili mban vendin e tretë.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos