Arsenali mposht Manchester City duke hyrë në garë për zonën Champions dhe titullin edhe pse është ende shumë larg nga vendi i parë që mbahet nga Chelesa.
“Topçinjtë” ndryshe nga përballjet e mëparshme këtë herë treguan karakter dhe disiplinë në fushë. Goli i parë erdhi nga spanjoll Cazorla përmes një penalltie, e cila u shkaktua nga Kompany.
Ndërsa golin e dytë e shënoi Giroud duke shuar shpresat e kampionëve të Anglisë në Premier League për të paktën një pikë.
Pas ndeshjes trajneri i City u shpreh “Ka dy arsye që ne humbën ndeshjen.
Njëra ishte penalltia që ndryshoi rrjedhën e ndeshjes, Kompany ishte shumë i pakujdesshëm.
Gjithashtu ne nuk ishim shumë krijues. Ne nuk kishim asnjë ide në sulm. Pa krijuar raste, është vështirë të shënosh gola” deklaroi Pelegrini.
d.balla/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com