Vllaznia fiton një tjetër finale të mbijetesës përballë ekipit të Elbasanit me rezultatin 1-4 në stadiumin kombëtar “Elbasan Arena”. Fitorja e ekipit kuqeblu e largon akoma më shumë nga zona e ftohtë, teksa Elbasani dhe Apolonia duket se do të jenë dy ekipet që do të presin biletën për në Kategorinë e Parë edhe pse është ende herët.
Elbasanit i duhej me cdo kusht fitoja sot, ose të paktën të ndalte vrullin e shkodranëve me një barazim, por loja e të besuarve të Dostit ishte shumë e dobët, teksa një gjë të tillë e ka pranuar në fund edhe vetë tekniku që shkon më tej duke deklaruar se disa nga lojtarët nuk e meritojnë që ta veshin fanellën verdheblu.
Theksojmë që ndeshja është zhvilluar pa tifozë, pasi për Elbasanin ndryshe nga Tirana ka hyrë në fuqi vendimi i Disiplinës sipas FSHF, teksa për bardheblutë futet pas derbit me Partizanin!!
Ndërsa Vllaznia merr fitoren e tretë radhazi dhe premion 1 mln Lekë. Në ndeshjen tjetër të ditës, Flamurtari u ndal në një barazim 1-1 në Laç, i cili konfirmohet edhe njëherë tjetër si makthi i kuqezinjve dhe ‘macja e zezë’ e ekipeve të mëdha.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com