Atalanta është rikthyer të fitojë në Seria A dhe për rrjedhojë të jetë të paktën përkohësisht në vendin e parë të kampionatit. Bergameskët pas barazimit me Udinese-n, për llogari të javës së 10 të kampionatit kanë mposhtur 2-1 Sassuolo-n.
Teksa skuadrat po bëheshin gati për të shkuar në dhomat e zhveshjes Kyriakopoulos zhbllokoi për miqtë, pork jo duket se zgjoi nga gjumi vendasit. Në ekstrem të pjesës së parë Pasalic riktheu baraspeshën, ndërsa menjëherë me nisjen e pjesës së dytë Lookman përmbysi gjithçka. Pas 10 ndeshjesh Atalanta është në kuotën e 24 pikëve, 1 më shumë se Napoli që këtë të dielën luan kundër Bologna-s.
Ndërkohë edhe Juventus është rikthyer te fitoret, duke ndërprerë krizën e madhe, sidomos pas humbjes me Milanin dhe Macabin në Champions League. ‘Zonja’ fitoi 0-1 derbin e Torinos falë golit të Vlahovic në pjesën e dytë.
Në Spanjë Atletico Madrid u shpëtua nga Griezman. Francezi që gjendet gjithmonë në kohë të vështira realizoi menjëherë pas nisjes së pjesës së dytë kundër baskëve të Atletic Bilbao. Sakaq në Premier League Tottenham-i i Antonio Conte-s fitoi 2-0 kundër Everton. Golat në Londër u realizuan nga Kane dhe Hojbjerg në pjesën e dytë.