Tirana ka marrë sot një fitore mes tensionit kundër Kastriotit në Selman Stërmasi. Bardheblutë fituan 1-0 me golin e Hoxhallarit, por ky moment inatosi drejtuesit krutanë të cilët hynë edhe në fushën e gjelbër. Humbja ndaj bardhebluve mund t’i kushtojë shumë Kastriotit që tani rrezikon seriozisht rënien nga kategoria.
Ndërkohë ndeshja tjetër mes Apolonisë dhe Laçit është mbyllur me fitoren 0-1 të kurbinasave, që morën një tre pikësh të rëndëishëm për objektivin titull.
Komento