Barcelona e mungesave pafund ka marrë një fitore tepër të vuajtur në sekondat e fundit kundër Girona-s. Skuadra e drejtuar nga Flick u rikthye te fitoret në La Liga me rezultatin 2-1, që fillimisht u zhbllokua nga Pedri në minutën e 13. Pa kaluar miqtë do të barazonin katalanasit me Vitsel, duke ua bërë të vështirë për pjesën e mbetur të lojës.
Heroin për Barcelonën do ta bënte Araujo, i cili 11 minuta pasi hyri si zëvendësues, ekzaktësisht në minutën e 93 realizoi golin e fitores tejet të rëndësishme. 3 pikët vlejnë jo vetëm për luftën për titull apo për t’u rikthyer te fitoret pas disfatës me Sevillia-n, por edhe sepse javën e ardhshme do të luhet El Clasico kundër Realit. Një ndeshje ku trajneri Flick do të mungojë për shkak të kartonit të kuq të marrë me Girona-n, si pasojë e gjesteve të pahijshme.
Në Premier League Manchester City gjeti fitoren e tretë radhazi teksa mposhti me rezultatin e pastër 2-0 Everton. Për skuadrën e Guardiolës realizoi dopietë i përhershmi Erling Halaand, i cili kapi kuotën e 23 realimeve në 13 ndeshje në të gjitha kompeticionet këtë sezon kur ende jemi në muajin tetor.
Komente






