Shqipëria është ngjitur me një pozicion në renditjen e re të FIFA-s pas dy fitoreve të fundit, duke u pozicionuar e 65-të në klasifikimin botëror të kombëtareve të meshkujve.
Skuadra e drejtuar nga Maran e mbylli me sukses fazën e fundit të Ligës së Kombeve, duke regjistruar dy fitore radhazi me rezultatin 2-0. Fillimisht, Shqipëria mposhti Finlandën në shtëpi, ndërsa më pas triumfoi ndaj Bjellorusisë në transfertë. Këto rezultate i siguruan kuqezinjve edhe vendin e parë në grupin C1 dhe ngjitjen në një Ligë më të lartë të këtij kompeticioni.
Ndryshe paraqitet situata për Kosovën. Dardanët pas shumë mujave që kishin vetëm rritje kanë humbur dy pozicione në renditjen e re të FIFA-s, duke zbritur nga vendi i 76-të në të 78-in. Kjo zbritje erdhi për shkak të dy ndeshjeve të fundit ku Kosova mori vetëm 1 pikë. Barazimin 0-0 me Izraelin në Ligën e Kombeve, ndërsa në sfidën tjetër u mposhtën 3-0 nga Irlanda.
Sa i takon podiumit mbetet i pandryshuar me Spanjën kampione bote që mban vendin e parë. E ndjekur nga Argjentina dhe Franca. Në top 10-she spikat Maroku që ka shkuar në vendin e 5 në botë, duke fituar 2 pozicione, ndërsa nga një vend kanë humbur Portugalia dhe Brazili. Këta të fundit renditen të 7-ët.







Komente
Komento