Shqipëria e Sylvinho nuk ndalet. Në renditjen e muajit tetor të FIFA-s kombëtarja ka fituar tre pozicione, duke kaluar nga vendi i 62 në të 59. Ky sukses vjen si pasojë e dy fitoreve, kundër Çekisë në kualifikueset e Europianit dhe ndaj Bullgarisë në miqësoren e 17 tetorit.
Megjithatë kuqezinjtë janë ende larg renditjes historike të 2015 ku zinin vendin e 22 në botë. Ajo renditje erdhi pas 3 pikëve të marrë në tavolinë kundër Serbisë.
Sakaq edhe Kosova është përmirësuar me 6 pozicione, pasi nga vendi i 111 në shtator, këtë muaj ka zbritur ne vendin e 105 në botë. Për këtë ka ndikuar fitorja 0-3 që ‘dardanët’ morën kundër Andorës në kualifikueset e Europianit.
Sa i takon podiumit gjithçka ka mbetur e pandryshuar, me Argjentinën që mban vendin e parë në botë, e ndjekur nga Franca e vendit të dytë dhe Brazili i vendit të tretë. Megjithatë ‘seleçao’ ka humbur shumë pikë në muajin tetor dhe rrezikon të parakalohet nga Anglia e vendit të katërt që ka fituar 13.54 pikë.