Fitorja e Kukësit kundër Laçit, Hallaçi: Ky është ekipi im, do flas me presidentin! Mezani: Nuk e meritonim humbjen

Fitorja e Kukësit kundër Laçit, Hallaçi: Ky është ekipi im, do flas me presidentin! Mezani: Nuk e meritonim humbjen

Hallaçi dhe Mezani

Kukësi fitoi 1-0 me Laçin për javën e 15-të të Superligës falë një goli të Gjelbrim Taipit. Pas ndeshjes për Oversport folën edhe dy trajnerët, Gentian Mezani i Laçit dhe Rraman Hallaçi i Kukësit. Për teknikun e verilindorëve ky është Kukësi i tij, teksa kërkon të flasë me presidentin për një emërim të përhershëm.

"Kukësi i Hallaçit? Po, skuadra luajti mirë në pjesën e dytë ndaj Partizanit dhe sot. Nëse vazhdojmë me këto ritme skuadra mund të ngjitet në renditje. Merkato? Mund të ketë disa largime dhe do të shohim se ku kemi nevojë. Por kemi edhe organikë të mirë, që nuk kanë pasur shumë mundësi aktivizimi. Jam i kënaqur me skuadrën dhe besoj se Kukësi është një skuadër e vërtetë.

Në janar akoma në pankinë? Unë jam i familjes këtu. Kam marrë pjesë edhe në merkato, kam qenë të skuadra U21 do të flasim me drejtuesit dhe të shohim se çdo të ndodhë në të ardhmen. Më e vështirë puna e trajnerit se e kapitenit, por është shumë e bukur”, tha Rraman Hallaçi.

Nga ana tjetër trajneri i Laçit, Gentian Mezani tha se meritonin më shumë se humbja 1-0 në këtë duel, teksa për kurbinasit nuk do ketë pushim. Trajneri konfirmon edhe njëherë se Guindo është afrimi i parë për dimrin te Laçi.

"Na vjen keq që nuk e mbyllëm mirë këtë vit, por nuk na ngelet gjë tjetër veç të përmirësohemi. Do të vazhdojmë të punojmë, nuk kemi pushime në këtë periudhë. Merkato? Ka ardhur Guindo dhe besoj se kompletohemi në sulm. Shpresojmë që t'i bashkohet grupit sa më shpejt”, ka thënë Mezani.


Lajmi kryesor:

VIDEO/ Kukësi fiton pas 6 javësh dhe lë vendin e fundit, vendos një kryevepër e kapitenit! Mbrëmja rezervon derbin Tirana - Partizani


S.DH/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?



×

Lajmi i fundit

Shqipëria do marrë 40 mijë punëtorë të huaj! Sektori fason: U sigurojmë akomodim, por të jenë të kualifikuar! Xhemollari: Janë ‘skllevërit modernë

Shqipëria do marrë 40 mijë punëtorë të huaj! Sektori fason: U sigurojmë akomodim, por të jenë të kualifikuar! Xhemollari: Janë ‘skllevërit modernë