Fitorja e Mitsotakis në Greqi/ Vijnë reagimet e para nga politika shqiptare

Fitorja e Mitsotakis në Greqi/ Vijnë reagimet e para nga politika shqiptare

Tashmë është zyrtare. Kyriakos Mitsotakis është kryeministri i ri i Greqisë. Pas zyrtarizimit të fitores së 'Demokracisë së Re', ka ardhur urimet edhe nga përfaqësues të politikës shqiptare.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:08
Fitorja e Mitsotakis/ Shehu: 'Këmbanat' e ndryshimit po bien shumë afër nesh

Reagimi i parë nga Shqipëria për fitoren e 'Demokracisë së Re' me në krye Kyriakos Mitsotakis, ka qenë ish-deputeti i Tritan Shehu. Ai e ka uruar për fitoren, e ndërsa theksoi se "këmbanat e ndryshimit po bien shumë afër Shqipërisë". Shehu shprehet se kjo fitore do të ndikojë në forcimin e marrëdhënieve Shqipëri-Greqi, si dhe do të fuqëzojë rolin pozitiv i Greqisë në rajon dhe BE.

”Këmbanat” e ndryshimit po bien shumë afër nesh. Urimet më të mira për ND e Kyriakos Mitsotakis, Kryeministëri i ri i Greqisë, tashmë përsëri pilaster e europianizmit!

Fitorja e ND në këto zgjedhje duke siguruar e vetme shumicën qeverisëse, ka rëndësi të madhe jo vetëm për Greqinë, por dhe për BE e Rajonin. Greqia kthehet përsëri në rrugën e europeismit të Qendrës së Djathtë, duke u larguar përfundimisht nga e majta populiste.

Një mesazh ky shumë i rëndesishëm nga populli grek, në mbrojtje të vlerave të mëdha, bashkejetesës, paqes e forcave zhvilluese të BE. Kjo është një ngjarje shume e rëndësishme dhe për Rajonin tone, që aspiron vecse rrugëm e integrimit, ku pa dyshim roli pozitiv i Greqisë tashmë do teë forcohet. Fitorja e ND është një eveniment pozitiv edhe për Shqipërinë, qoftë në planin bilateral, qoftë dhe në mbështetjen ndaj procesit tonë të integrimit në tërësi.

Marëdhëniet tona pa asnjë dyshim do të dalin nga ngërcet apo aventurizmat politike të të majtave populiste shumë shpejt, kur edhe në Shqipëri të largohet kjo Rilindje shkatërrimtare e vendi të qeveriset nga Qendra e jonë e Djathtë si në Greqi prej sot", shkruan Shehu.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • RINIA: 08/07/2019 07:40

    PA U SHPORRR JU POLITIKA E VJETER DHE HAJDUTE NUK KA KEMBANA NDRYSHIMI ,POR DO KETE KEMBANA BURGU PASTAJ VJEN VOTA .

    Përgjigju
  • asl: 07/07/2019 22:55

    Po u vijne kembanat e burgut juve.

    Përgjigju
  • emigranti: 07/07/2019 22:47

    Ardhja Demokracise se Re ne fuqi nuk do ti sjelle asgje te mire popullit Grek dhe aq me pak popullit Shqiptar.

    Përgjigju
  • www.youngtribune.com: 07/07/2019 22:20

    Kush fol per ndryshim.kur do dalin ne pension keto humbes ?

    Përgjigju
  • O tej: 07/07/2019 22:19

    Po bie ky temi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Rita Ndoci: Unë dhe Parashqevia i kemi pasur krahët e ngrohta nga Byroja Politike, ndryshe s’bënim dot karrierë

Rita Ndoci: Unë dhe Parashqevia i kemi pasur krahët e ngrohta nga Byroja Politike, ndryshe s’bënim dot karrierë