Pas humbjes me Chelsea-n dhe 2 barazimeve më herët, Milan ka gjetur fitoren e parë në miqësoret e verës, që ishte edhe e fundit para nisjes së sezonit në Seria A. “Djalli” e bëri këtë duke mposhtur me përmbysje 4-2 Manchester United. Në Poloni Maguirre zhbllokoi shifrat para se të barazonte Chukweze, ndërsa në fundin e pjesës së parë Bruno Fernandes gaboi nga 11-metrat.
Në pjesën e dytë një gafë në mbrojtje solli golin e dytë të United me Dorgu, ndërsa ka kaluar shumë barazoi Cisee. Në vijim golin e parë me Milanin do ta gjente sulmuesi Goncalo Ramos i ardhur për 80 milionë euro në merkato, ndërsa shifrat përfundimtare i vulosi Loftus-Cheek. Ky sukses ishte i pari edhe për trajnerin Amorim, ndërsa fitorja erdhi në një moment të vështirë për ‘djallin’, pasi vendosi të përjashtonte disa lojtarë, duke i nxjerrë në merkato.
Fitore mori edhe Bayern Munich në ndeshjen e Kupës Telecom, duke mposhtur 3-1 Leipzig. Në Allianz Arena zhbllokoi shifrat Luis Diaz, ndërsa barazoi përkohësisht shqiptari Brajan Gruda. Në pjesën e dytë Brown dhe Musiala i dhanë fitoren Bayern Munich, por ky i fundit shkaktoi panik në fushë. Pas goli Musiala u rrëzua duke mos patur kontakt me kundërshtarin dhe kjo çoi në panik stadiumin. Megjithatë pas kujdesit mjekësor gjermani u largua nga fusha pa ndihmën e barelës, ndërsa mediat gjermane shkruajnë se futbollisti pësoi gjëndje të fikti për shkak të vapës dhe ritmit të lartë që pati ndeshja.
Sakaq Chelsea vijon me fitoret në miqësore, teksa 1 javë para nisjes së kampionatit mposhti 3-1 Real Sociedad. Aramburu barazoi përkohësisht golin e Rogers, i cili është blerë 137 milionë euro nga londinezët në këtë merkato vere. Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë, ndërsa në të dytën i përhershmi Joao Pedro vulosi fitoren për ekipin e drejtuar nga Xabi Alonso.






Komente
Komento