Fitorja e Shqipërisë përballë Maqedonisë ka bërë jehonë edhe në mediat ndërkombëtare, por më shumë rëndësi i kanë dhënë italianët dhe spanjollët, pasi kuqezinjtë janë në të njëjtin grup.
 
Sportmediaset dhe Gazzetta dello Sport shkruajnë se Shqipëria e De Biasit pas fitores së arritur ndaj Maqedonisë ruan ritmin me Italinë e Venturës dhe Spanjën e Lopeteguit që fituan dje.
 
Edhe mediat spanjolle kanë theksuar ndërprerjen e ndeshjes për shkak të rrebeshit të shiut dhe fitoren e sotme.
 
Shqipëria do ta ketë të vështirë për të rivalizuar për vendin e parë dhe të dytë, por kuqezinjtë besojnë deri në fund në një hap fals të gjigantëve për të bërë mrekullinë e dytë në epokën De Biasi pas kualifikimit në Europian.

Shqipëri
Shqipëri
Titujt e mediave italiane

d.b/shqiptarja.com