Pas fitores së kombëtares shqiptare ndaj Izraelit me rezultatin 3-0, ka ardhur dhe reagimi UEFA-s, e cila shkruan në faqen e saj në internet se, paraqitja e Shqipërisë ka qënë mbresëlënëse.

Kombëtarja ka fituar falë dy golave të Sadikut në pjesën e parë dhe me golin e Memushajt në minutën e 70.

Kuq e zinjtë kishin pesë ndeshje radhazi që humbisnin dhe fitorja ndaj Izraelit ishte një shpagim ndaj tifozëve.

Me këtë fitore Shqipëria renditet e treta në grupin e saj para Izraelit më pikë të barabarta por me gola më shumë.

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com