Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka uruar Albin Kurtin për fitoren e arritur në zgjedhjet në Kosovë.
Duke folur si kryeministër i ardhshëm, Basha shprehet se ndihet shumë i lumtur që do të bashkëpunojnë me Kurtit dhe me qeverinë e re.
“Urime VV, Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit për fitoren e zgjedhjeve. Kosova ka sfida të mëdha përpara. Jam i bindur se partia fituese e zgjedhjeve dhe partitë e tjera do të arrijnë ti adresojnë dhe zgjidhin ato në të mirë të qytetarëve të Kosovës.
Do të jem i lumtur të bashkëpunoj ngushtësisht me qeverinë e re të Kosovës, si sa i përket proceseve të integrimit euroatlantik dhe vijimit të njohjeve ndërkombëtare, ashtu dhe për zhvillimin ekonomik të të dy vendeve tona.
Përgëzime nga zemra qytetarëve të Kosovës, institucioneve dhe partive politike për një proces zgjedhor shembullor me standarte europiane, model demokracie për mbarë rajonin”, shkruan Basha.
Lajmi kryesor: