Anglia e nisi me fitore Botërorin, duke mposhtur 4-2 Kroacinë, por trajneri i ‘Tre Luanëve’ ka qenë i kënaqur pas ndeshjes dhe arsyeja nuk lidhet me fushën e lojës. Gjermani i është lutur FIFA-s që të ndryshohet vendi se ku qëndrojnë fotografët në fillimin e ndeshjes, pasi sipas tij nuk e lejuan të shikonte skuadrën gjatë momentit të himnit.
Sipas Tuchel duhet të merren masat që 50 fotografë të mos qëndrojnë para bankinës në momentit e himnit, pasi kjo i heq mundësinë të shijojë një moment që e ka pritur prej kohësh.
“Duhet t’ju them diçka, po i lutem FIFA-s të ndryshojë pozicionin e fotografëve në himnin kombëtar sepse nuk mund ta shihja ekipin tim në himnin kombëtar. Po e prisja këtë moment. Ishte një moment shumë, shumë i veçantë dhe po qëndroja para një muri me 50 fotografë, gjysmë metri larg, dhe nuk mund të shihja asnjë lojtar të vetëm. Kjo më prishi pak përvojën”, deklaroi gjermani.
Për të lexuar lajme të tjera nga Botërori KLIKONI KËTU.
Për të parë rezultatet e ndeshjeve të Botërorit KLIKONI KËTU.
Komente





