Fitorja me Skënderbeun, trajneri i Partizanit: E merituam, por ende nuk e kemi fituar titullin

Fitorja me Skënderbeun, trajneri i Partizanit: E merituam, por ende nuk e kemi fituar titullin

Trajneri i Partizanit, Skënder Gega u shpreh i lumtur pas fitores 0-1 përballë Partizanit në Korçë, por shmangu euforinë duke deklaruar se, pavarësisht rezultatit dhe diferencës me kundërshtarët ende nuk e kanë fituar titullin.

Prononcimi i trajnerit të Partizanit pas fitores
Gega: Do doja të ngushëlloja në emrin tim, por edhe skuadrës, familjen e Vasillaq Zërit. Ndeshje e vështirë, e kishim parashikuar, Korça ka kualitete. Mungesat e atyre nuk janë problemi jonë. E merituam fitoren, edhe mund ta mbyllnim më herët ndeshjen. Nuk vendos akoma ky 3 pikësh, kemi edhe 17 ndeshje.

Jeni të kënaqur nga kjo risi taktike?
Unë jam lider, dhe mundohem të bëj me kujdes lëvizjet. Jam i kënaqur si luajtëm, edhe pse pati disa gabime. Rexhepin, kisha besim dhe e aktivizova. Edhe pjesa tjetër iu gjend afër. Edhe Atanda është një markues i mirë, bëri mirë në mesfushë. Sot po të kthesh kokën, kam luks në stol, lojtarë që do na ndihmojnë shumë.

Rexhepi, një bast i fituar?
Po, është një lojtar me kualitet dhe eksperiencë. Është profesionist. Për aq kohë sa kam pasur mundësi ta studioj. Kam pasur një përqindje sigurie që do bëjë një performancë të mirë. Sot e kaloi me sukses, por nuk i jap dot një notë që në performancën e parë.

Partizani menaxhoi presionin sot, në ritën, në kohë, në dyluftime ishit lart. Mendoni se kishit diferenca teknike ju dhe kundërshtari? Patët vështirësi kur bëtë ndërrime në një pozicion, Kardozon dhe Hilën?
E vërtetë, te kjo fushë nuk vihet nota teknikisht. Ne çaluam, ashtu si edhe Korça. Ishim përgatitur që ta ndërtonim ndeshjen në kundërsulm. Bëmë maksimumin. Ishim të kënaqur të realizonim atë që kishim punuar. Më erdhi keq për Hilën dhe Kardozon, loja e tij nuk është për këtë terren. I jap merita edhe Skënderbeut, pasi kanë ritëm dhe dëshirë për të luajtur.

Atanda me Telushin shkon më shumë përpara…
Telushin nuk dua ta justifikoj, penalltinë e humbin të gjithë lojtarët. Ai ka qenë me serum, por egoja dhe shpirti i tij bënë që të jetë në fushë sot. Kemi zgjidhje, në mesfushë me Hilën, Atandën. Kemi 3 qendra në mbrojtje, kemi mesfushorë të mirë. Kjo ndeshje mbaroi tani, dhe do shikojmë për Kamzën.

Gjendja e Hilës? A e nxorët Skënderbeun jashtë gare për titullin? A u bindët për një sulmues, që të mbyllni ndeshjet?
Unë kam 4 sulmues, Bardhi, Asani dhe Mala janë sulmues. Dolëm shumë mirë në sulm sot. E mira nuk ka fund, por nuk e di sa do na bënte një sulmues. Nuk e di çfarë do bëjmë deri në ditën e fundit. Duhet të adoptohet, nëse vjen, jo të na prishë lojën e ndërtuar deri tani. Hila ka nxjerrë shpatullën, besoj se 4 javë do jetë jashtë. Ne nuk nxjerrim njeri jashtë titulli, as ne nuk kemi fituar titullin sot/ Supersport

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja