Fitorja me Turqinë, Panuçi:
Ishte një ndeshje e madhe

Fitorja me Turqinë, Panuçi:<br />Ishte një ndeshje e madhe<br>
Trajneri i Shqipërisë, Panuçi vlerësoi fitoren nga kombëtarja përballë Turqisë edhe pse ishte vetëm një ndeshje miqësore.

“Ishte një ndeshje e vërtetë. Kemi luajtur një ndeshje të madhe deri në momentin e daljes me të kuqe të Memushajt.

Gjatë javës kemi bërë një punë shumë të mirë, e cila u shpërblye. Dy golat mund të evitoheshin, por edhe ata kanë lojtarë të mirë.

Jam i kënaqur me lojën e lojtarëve të rinj, ata janë pjesë e kombëtares për fazën eliminatore. Sot përveç fitores, ajo që është e rëndësishme është që zhvilluam një ndeshje të madhe.

Mënyra si e arritëm është më e rëndësishme se fitorja. Jam shumë i lumtur që djemtë po perceptojnë atë që kërkoj” deklaroi ai.

Panuçi foli më pas për ndeshjen që Italia do të zhvillojë sonte përballë Suedisë për play-off për Botërorin.

“Nuk kam mundësi ta shoh në hotel, do ta shikoj përmes telefonit” deklaroi ai. 

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Agravon debati mes Julit dhe Eglës: Je një pise femër, shko urgjent dhe çlirohu

Agravon debati mes Julit dhe Eglës: Je një pise femër, shko urgjent dhe çlirohu