'Fitorja na jep vetëbesim', Asani për golin e realizuar: Ndihmova Kombëtaren! Asllani: Mezi presim ndeshjet e Evropianit

'Fitorja na jep vetëbesim', Asani për golin e realizuar: Ndihmova Kombëtaren! Asllani: Mezi presim ndeshjet e Evropianit

Futbollistët kuqezinj Kristjan Asllani dhe Jasir Asani

Tre golat e Shqipërisë në miqësoren kundër Lihtenshtejnit, që vlen për përgatitjet e Evropianit erdhën nga sulmuesit. Dy prej tyre, Armando Broja dhe Jasir Asani, përveçse dërguan topin në rrjetë morën edhe minuta që ishin shumë të domosdoshme, pasi janë aktivizuar shumë pak me ekipet e tyre.

“Kemi filluar shumë mirë sepse ishim të gjithë bashkë. Taktikat e trajnerit ishin shumë të mira dhe fituam 3-0. Kemi dominuar lojën dhe më pas erdhën edhe golat. Kjo është gjëja më e bukur. Atmosfera është shumë top. Jemi stërvitur shumë bashkë dhe qëndrojmë shumë bashkë. I gjithë ekipi është i kënaqur,”-u shpreh Armando Broja, futbollist i kombëtares.

“Çdo miqësore ka rëndësinë e vet dhe ne duhet të japim maksimumin që të përgatitemi. Është një ndeshje që të jep vetëbesim sepse na presin ndeshje shumë të vështira në Evropian. Mendoj se ishte një miqësore shumë e mirë për të krijuar vetëbesim. Jam i lumtur për paraqitjen time që ndihmova skuadrën. Ne duhet të jemi të gjithë bashkë pavarësisht se është miqësore apo Evropian,”-tha Jasir Asani, futbollist i kombëtares.

“Është ndeshje që ndihmon për të vënë minuta në këmbë për ne që kemi luajtur më pak. Kemi bërë një ndeshje të mirë, kemi lëvizuar dhe qarkualluar topin mirë. Kanë bërë 3 gola sulmuesit dhe kjo është diçka pozitive që të marrin vetëbesim dhe ata. Mezi presim të vijnë ndeshjet e Evropianit, ndeshja e parë. Jemi përgatitur mirë dhe do vazhdojmë kështu,”-deklaroi Kristjan Asllani, futbollist i kombëtares.

Trajneri i kombëtares Sylvinho thotë se ka mbetur i kënaqur nga fitorja pavarësisht se përballë ishte një kundërshtar modest.

“Kjo është një periudhë shumë e rëndësishme për ne që po përgatitemi për kampionatin Evropian. Mora përgjigjje pozitive nga lojtarët të cilët kanë bërë një punë të mirë gjatë kësaj periudhe. Donim tju jepnim minuta atyre që kanë luajtur më pak,”-u shpreh Sylvinho, trajneri i kombëtares,

Pas 3 ditëve stërvitje, të premten e 7 qershor, kombëtarja do luajë miqësoren e dytë para Evropianit kundër Azerbajxhanit po në Hungari.

Ne.k./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj