Rusia ka shpalosur sot forcën në paradën madhështore ushtarake me rastin e 70 vjetorit të fitores ndaj nazifashizimit në Luftën e Dytë Botërore.
Mijëra trupa ushtarake dhe armatime të teknologjisë së lartë kanë marshuar në Sheshin e Kuq të Moskës nën praninë e presidentit Vladimir Putin dhe zyrtarëve të lartë rusë.

Në Moskë kanë qenë të pranishëm mbi 20 krerë shtetesh, por shumica e liderëve botërore e kanë bojkotuar eventin për shkak të rolit të Rusisë në krizën ukrainase, përfshi këtu edhe Tiranën zyrtare.

Njësi të shumta ushtarake nga e gjithë Rusia, disa prej të cilave të veshura me uniforma të Luftës së Dytë Botërore, kanë parakaluar në kryeqytet, ndërsa rreth 100 avionë luftarakë fluturuan mbi Sheshin e Kuq.

Arma më e përfolur ruse është tanku “T-14 Armata”, pajisjet luftarake të të cilit mund të kontrollohen në distancë, ndërsa ka edhe një kapsulë të përforcuar për ekuipazhin.

Redaksia Online
(al.h/shqiptarja.com)