Fitorja ndaj Ukrainës, Sylvinho: Bajrami talent, kemi punuar shumë për të arritur këtu! Ismajli: Dominuam, mund të shënonim 3-4 gola

Fitorja ndaj Ukrainës, Sylvinho: Bajrami talent, kemi punuar shumë për të arritur këtu! Ismajli: Dominuam, mund të shënonim 3-4 gola

Nedim Bajrami

Shqipëria arriti një fitore historike ndaj Ukrainës me rezultatin 1-2 në Pragë. Trajneri i Kombëtares shqiptare, Sylvinho vlerësoi punën e bërë nga kuqezinjtë, ndërsa tha se në fushë futen gjithnjë për të marrë fitoren. Trajneri i kuqezinjve tha se kanë bërë shumë punë për të arritur deri këtu.

“Asnjë trajner nuk e nis një ndeshje për të barazuar apo humbur. Kemi luajtur edhe ndeshje me ekipe të forta si Spanja. Jemi futur gjithmonë në fushë, për të marrë rezultatin më të mirë të mundshëm. (...) “Kemi punuar shumë, ne dhe gjithë stafi për të arritur në këtë pikë ku jemi sot”, tha Sylvinho për “Klan Kuq e Zi”.

Një vlerësim kishte për Nedim Bajramin, për të cilin thotë se është një talent.

“Jemi shumë të kënaqur me performancën e Bajramit, mund të luajë në shumë role. Është përmirësuar në lojën pa top. Mund t’i bëjë gjitha gjërat. Është një talent. Jemi shumë të kënaqur”, vijoi Sylvinho.

Ndërkohë, një prononcim pati edhe nga mbrojtësi i kombëtares Ardian Ismajli, i cili shënoi edhe golin e parë që barazoi shifrat. Ai tha se dominuan ndaj Ukrainës dhe se mund të kishin realizuar 3-4 gola. Një koment e kishte edhe për kohën që Sylvinho i dha në Europian.

“Kemi besuar që kemi mundësi të fitonim. Është grupi i njëjti nga Europiani. Kemi dominuar Ukrainën. Kishim mundësi të bënim 3-4 gola. E meritonim plotësisht. Në 15 minutat e fundit është normale të tërhiqej skuadra, se duhet të mbronim rezultatin dhe ia dolëm të merrnim 3 pikë.

Unë jam profesionist, është e vërtetë që nuk kam pasur minuta në Europian, e pranova zgjedhjen e trajnerit me sportivitet. Unë gjithmonë kam dhënë maksimumin si në ekip edhe në Kombëtare, do ta bëj deri në fund këtë gjë. Mentalisht kam qenë jo mirë, e rëndësishme është që pushuam, u rikthyem te skuadrat tona dhe u rikthyem si profesionistë të vërtetë. 

Isha pranë golit të dytë, më të rëndësishme ishin ato që prita në mbrojtja. Kur shënuam 2-1 Ukraina na sulmoi shumë dhe bëra shumë ndërhyrje”, u shpreh Ismajli për “Klan Kuq e Zi”.

Shqipëria arriti të triumfonte 1-2 me përmbysje ndaj Ukrainës, në një duel që rezultoi tepër emocionues. Kuqezinjtë e Sylvinhos fituan tri pikë në Grupin 1 të Ligës B me një përmbysje spektakolare, me golat e Ismajlit dhe Asanit. Kjo sfidë rezultoi historike për kuqezinjtë, që në shtatë takime kundër Ukrainës vetëm të shtunën e 7 shtatorit 2024 gjetën fitoren e parë.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 09/09/2024 03:38

    Dominuat,mund te shenonit 3-4 gola,he?!Kjo eshte nje nga te keqiat tona!Filloi t'ju hyje vetja ne qejf,pa mbaruar mire ndeshja.Te shohim sa /dominues/ do te jeni me skuadren tjeter te rradhes!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Plagosje me thikë, një person i lënduar

Tiranë/ Plagosje me thikë, një person i lënduar