Alibeaj 7 orë mbledhje me deputetët dhe Kryesinë: Kandidatët e 'Primareve' të bashkohen me ne, të garojnë nën siglën e PD-së! 3 çështjet që propozoi

TIRANË- Në Partinë Demokratike janë të hapur që një pjesë e mirë e kandidatëve të Sali Berishës, ata që u zgjodhën përmes ‘Primareve’ të jenë kandidatë zyrtarë të regjistruar me siglën e PD. Enkelejd Alibeaj, me firmën e të cilit u dorëzua kërkesa për regjistrim në KQZ për zgjedhjet e 14 majit, pas një mbledhje që zgjati më shumë se 7 orë me deputetët dhe anëtarët e Kryesisë, apeloi sot për bashkim. Fokusi i mbledhjes ishte strategjia që do të ndjekë PD për zgjedhjet e 14 majit, ndërsa një ftesë të hapur ka pasur për të gjithë kandidatë e dalë nga procesi i primareve të Sali Berishës. Alibeaj përmendi 3 pika kryesore si vendimmarrje: 

"1-Në lidhje me kandiatët për këshilltarë bashkiakë: Të fillojnë menjëherë  nga puna duke ftuar demokratët dhe intelektualët  rreth saj  të shprehin interesin për të qenë pjesë e listës së këshiltarëve të PD-së  në bashkitë respektive.  Paralelisht, kjo Kryesi do të miratojë  një udhëzim të detajuar për mënyrën e zgjedhjes  dhe renditjes së tyre në mënyrë demokratike dhe të  drejtë. 2- Në lidhje  me kandidatët për kryetarë  të bashkive; Në funksion të bashkimit, duke konsideruar realitetet  që kanë prodhuar  primaret e mëparshme të PD-së në prag të zgjedhjeve të vitit 2021,   votimet me primare nga grupi i Rithemelimit dhe kandidime të tjerë,  i propozoj kësaj kryesie hapjen në princip  ndaj  gjithë prurjeve në fjalë,  në menyrë eksplicite  ndaj kandidatëve demokratë të  primareve gjithashtu, me synim daljen me  kandidatë unik. 3-Në lidhje me aleancat; PD merr përsipër ti prijë ndërtimit të  një Aleance sa me të gjerë të mundshme të gjithë partive të qendrës së djathtë, me synim maksimizimin e votave të një të djathtë plurale  ku secili subjekt zhvillon indentitetin  e vet poltitk brenda korrnizës përbashkuese të vlerave demokratike, kombetare dhe Perëndimore", tha Alibeaj. 

Alibeaj u ka kërkuar kandidatëve të dalë nga primaret që të garojnë për garën elektorale të 14 majit nën siglën e Partisë Demokratike zyrtare. Alibeaj ka thënë gjithashtu se do të nisin takimet me partitë e tjera opozitare të djathta, në mënyrë që në zgjedhje të dalin me një koalicion sa më të gjerë.

“Në funksion të bashkimit, duke konsideruar realitetet që kanë prodhuar primaret e mëparshme të PD-së në prag të zgjedhjeve të vitit 2021, votimet me primare nga grupi i Rithemelimit dhe kandidime të tjerë,  i propozoj kësaj kryesie hapjen në princip ndaj  gjithë prurjeve në fjalë, në mënyrë eksplicite ndaj kandidatëve demokratë të primareve gjithashtu, me synim daljen me kandidatë unik”, ka thënë Alibeaj në mbledhje.

Gazetarja e Report Tv, Danjela Maloku ka mësuar se deputetët Gazment Bardhi dhe Kreshnik Çollaku i kanë mbështetur propozimin e Alibeajt. Bardhi ka thënë në mbledhje se është e rëndësishme që të dilet me një kandidat unik në zgjedhje. Por teksa grupi i Alibeajt, po shtrin dorën për bashkëpunim për zgjedhjet vendore, vetëm një ditë më parë Sali Berisha mbylli çdo derë bashkëpunimi me Lulzim Bashën dhe Enklejd Alibeajn, duke thënë se do të ndahen përfundimisht nga ata pengje të Ramës.

"Ne duhet të bëjmë çdo gjë që kemi në dorë, të ofrojmë çdo gjë, që të gjendet zgjidhje dhe PD e opozita të dalë me kandidatë të përbashkët”, ka thënë Bardhi në mbledhje.

Kjo është mbledhja e parë që Alibeaj ka thirrur që pasi Apeli iu riktheu vulën, ndërsa takimi po zhvillohet në ambientet e një hoteli në Tiranë. Paralelisht kësaj mbledhje në Tiranë, edhe në disa degë lokale kanë nisur takimet e strukturave. Në mbledhjen e Kryesisë po zhvillohen diskutime për strategjinë që do të ndjekë grupi i Alibeajt për zgjedhjet vendore, teksa sot depozituan në KQZ kërkesën për regjistrimin e partisë.  

18 deputetë morën pjesë në mbledhjen e thirrur nga Alibeaj, gjë që tregon edhe mbështetjen që ky i fundit ka, si edhe linjën që do të ndjekin deputetët pas vendimit të Apelit. Ajo çfarë u vu re ishte edhe prania e deputetit Xhelal Mziu, i cili kohët e fundit ka qenë pozicionuar krah Berishës. Por në fakt, Mziu braktisi mbledhjen duke thënë se e dinte që do ishte vetëm mbledhje e grupit parlamentar dhe jo e Kryesisë.

Deputetët e pranishëm në mbledhje

1.Lefter Geshtenja
2.Sealudin Jakupllari
3.Ramadan Likaj
4.Eralda Tase
5.Flutura Açka
6.Merita Bakiu
7.Arbi Agalliu
8.Andia Ulliri
9.Flamur Hoxha
10. Zheni Gjergji
11. Kreshnik Çollaku
12. Saimir Korreshi
13. Gazmend Bardhi
14. Dashnor Sula
15. Bledjon Nallbati
16. Enkelejd Alibeaj
17. Jorida Tabaku
18. Dhurata Çupi

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:40
Salianji ironizon propozimin e Alibeajt: Kësaj i thonë t’i biesh qylit! Vulën e do nga gjykata, hilen nga Basha, elektoratin nga Berisha

1664455424_8000631f27d45d398.png

Deputeti i PD, Ervin Salianji ka reaguar ndaj propozimit të Alibeajt për bashkimin e kandidatëve të ‘primareve’ me ata të cilët deri më tani ai i ka zyrtarizuar në bashki të ndryshme të vendit.

Në një postim në facebook, Salianji ka ironizuar propozimin e Alibeajt duke thënë se ky i fundit po tallet me demokratët.

“Vulën nga gjykata, hilen nga Basha, elektoratin e duan nga Berisha, bekimin nga Rama! Kesaj i thonë mos bësh as punë as zanat por ti biesh qylit dhe të tallesh me demokratët!”-shkruan Salianji.

Ora 19:53
VIDEO/ A do takoheni me Berishën për bashkëpunim? Ja si përgjigjet Alibeaj

 

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj duket se nuk do të ketë kontakte me ish-kryeministrin Sali Berisha për daljen me kandidatë të vetëm në zgjedhjet e 14 majit. Pyetjes së gazetarëve nëse do të takohet me Berishën për një bashkëpunim, Alibeaj tha se gjëja më e rëndësishme janë zgjedhjet dhe qytetarët shqiptarë.

“Për mua është i rëndësishëm qytetari shqiptar, janë demokratët, janë zgjedhjet. Atje jemi fokusuar”, tha Alibeaj.

Ora 19:26
Alibeaj mesazh Berishës: Të heqim urrejtjen dhe sinjalet e përçarjes! Askush nuk ka fituar nga vendimi i Apelit

 

Në përfundim të mbledhjes me anëtarët e Kryesisë dhe disa deputetë të grupit parlamentar, Enkelejd Alibeaj kërkoi që të largohet urrejtja dhe mesazhet e përçarjes.

“Ajo që u thashë, është që të heqim të gjithë këtë urrejtje apo sinjale të përçarjes që jepen. Qëndrimi i PD sot është që të dalim me një kandidat unik, fitues bazuar në vlerat që kjo parti ka pasur. Unë kam bërë pesë herë kërkesë që vendimi të përshpejtohej në interes të demokratëve. Ky vendim që nuk është gjë tjetër veçse vazhdim i asaj gjendje që ishte. Nuk kam fituar unë jo, askush nuk ka fituar”, tha Alibeaj.

Ora 19:25
Alibeaj: Ndihem drejtues i PD, jo vetëm kryetar! Basha rezulton i tillë në regjistrin e partive sepse nuk janë bërë ende zgjedhjet për kreun e ri

 

I pyetur nëse ndihet si kryetar i Partisë Demokratike, Alibeaj tha se jo vetëm që ndihej i tillë por edhe drejtues që prej kur Basha dha dorëheqjen.

Ndërsa sa i takon faktit që Basha rezulton kryetar i partisë në regjistrin e partive politike, ai tha se akti i dorëheqjes nuk depozitohet në regjistër, që sipas tij do të thotë se së shpejti PD duhet të mbajë zgjedhjet për kryetarin e ri.

“Jo vetëm jam por ndihem drejtues i PD, ushtrues i detyrës që ju e dini vitin e kaluar kur Basha dha dorëheqjen. Sipas ligjit, në regjistrin e partive politike regjistrohen emrat e kryetarëve të partive. Në rastin kur ka dorëheqje do duhet të regjistrohet emri i kryetarit të ri të zgjedhur. Nuk regjistrohet dorëheqja. Që do të thotë se PD duhet të vazhdojë me procesin e votimeve për të zgjedhur kreun e ri”-tha Alibeaj.

Ora 19:18
Alibeaj rendit 3 çështjet kryesore që propozoi: Demokratët të bëhen pjesë për kandidatë për Këshillat Bashkiakë! Vendimi i Apelit s'është moment triumfi

 

Pas 7 orësh mbledhje, Enkelejd Alibeaj i ka bërë thirrje për bashkimin e demokratëve për zgjedhjet e 14 majit.

"Vendimi i Gykatës së Apelit, përbën për  Partinë Demokratike, për të gjithë ne,  një moment të veçantë përgjegjësie për të rimarrë me energji të reja  kursin e forcimit, rritjes dhe fitores.

Jemi të vetëdijshëm për vështirësitë, por jemi me të vendosur se kurrë  për t’ja dalë me demokratët pa dallim, me zgjedhësit tanë, me qytetarët shqiptarë, në bashkëpunim të ngushtë me partnerët tanë perëndimorë, me SHBA, vendet e BE-së, me Britaninë e Madhe.

Nga sot fokusi kryesor i  gjithë veprimtarisë  sonë politike  janë zgjedhjet vendore të 14 Majit.
Me pjesëmarrjen, me kandidatët , me garën, me synimet dhe me rezultatet tona në këto zgjedhje duhet të nderojmë historinë  e Partisë Demokratike; 

Afirmimin e Partisë Demokratike si alternativa krysore e qendrës së djathtë demokratike, kombëtare, perëndimore dhe euro-atlantike në Shqipëri;

T’i japim pushtetit vendor fytyrën e alternativës sonë demokratike; 

Të vendosim  dhe të synojmë objektiva  ambicioze, të  hedhim  bazat  e sigurta të fitores së madhe  në zgjedhjet parlamentare për  largimin e qeverisë së  korruptuar deri në palcë të Edi Ramës, dhe duke bërë realitet rrotacionin jetëdhënës të pushtetit që presin me etje të shpallur shumica e shqiptarëve. 
Për këtë :
1-Në lidhje me kandiatët për këshilltarë bashkiakë:
 Të fillojnë menjëherë  nga puna duke ftuar demokratët dhe intelektualët  rreth saj  të shprehin interesin për të qenë pjesë e listës së këshiltarëve të PD-së  në bashkitë respektive.  Paralelisht, kjo Kryesi do të miratojë  një udhëzim të detajuar për mënyrën e zgjedhjes  dhe renditjes së tyre në mënyrë demokratike dhe të  drejtë.

2- Në lidhje  me kandidatët për kryetarë  të bashkive;
Në funksion të bashkimit, duke konsideruar realitetet  që kanë prodhuar  primaret e mëparshme të PD-së në prag të zgjedhjeve të vitit 2021,   votimet me primare nga grupi i Rithemelimit dhe kandidime të tjerë,  i propozoj kësaj kryesie hapjen në princip  ndaj  gjithë prurjeve në fjalë,  në menyrë eksplicite  ndaj kandidatëve demokratë të  primareve gjithashtu, me synim daljen me  kandidatë unik. 

3-Në lidhje me aleancat;
PD merr përsipër ti prijë ndërtimit të  një Aleance sa me të gjerë të mundshme të gjithë partive të qendrës së djathtë, me synim maksimizimin e votave të një të djathtë plurale  ku secili subjekt zhvillon indentitetin  e vet poltitk brenda korrnizës përbashkuese të vlerave demokratike, kombetare dhe Perëndimore", tha Alibeaj.

Ora 14:03
Kreshnik Çollaku: Të bëjmë sakrificë, në zgjedhjet lokale të dalim me një kandidat të përbashkët

1677926554_kreshnikcollaku.jpg

Edhe deputeti demokrat, Kreshnik Çollaku i është bashkuar propozimit të Alibeajt që të ftojnë të gjithë kandidatët e primareve dhe të garojnë për zgjedhjet lokale nën siglën e PD-së zyrtare. Gazetarja e Report Tv, Danjela Maloku ka zbardhur fjalën e Çollakut, që mësohet se ka thënë në mbledhjen e Kryesisë se është e rëndësishme që të bëhet sakrificë dhe të dilet me një kandidat të përbashkët.

“Vendimi i datës 3 qartësoi legjitimitetin e strukturës drejtuese të PD. Asgjë më shumë se kaq. Ne nga data 3 kemi detyrën të sillemi si PD dhe jo me si grupe brenda PD. PD është e të gjithë demokrateve dhe e jona këtu dhe e atyre atje. Sot është detyra jonë t’i ofrojmë bashkëpunim e bashkim me çdo demokrat. Ky vit ka qenë shumë vit i ngarkuar. Kemi mbajtur shumë baltë, akuza të pavërteta, agresivitet dhe nuk jemi përgjigjur. Mendoj që kemi bërë mirë, por nga sot për hir të bashkimit të PD duhet t’i tejkalojmë këto ngarkesa negative 

Sfidë mbetet zgjedhjet e 14 majit. Kam kërkuar në çdo kohë të bëjmë çdo sakrifice për të dalë me kandidat të unifikuar nën siglën e PD. E kam kërkuar edhe vete dhe e mbështes propozimimin, të ftohen të gjithë kandidatët të dalë nga procesi i primareve nga pala tjetër në siglën e PD. Ne kemi çdo mundësi që të hapim një dialog e proces konsensusi në çdo bashki për t’u përfaqësuar me emra cilësor fitues dhe të unifikuar. Nëse vërtete duam të bëjmë një PD fituese duhet bashkim dhe tejkalim i çdo ngarkese emocionale apo interesi personal”, ka thënë Çollaku në mbledhje.

Ora 13:27
Gazment Bardhi në mbledhje Kryesie: Të gjendet zgjidhje, opozita duhet të dalë me kandidatë unik

1675334293_Screenshot1.jpg

Deputeti Gazment Bardhi, në mbledhjen e Kryesisë së PD-së, ka bërë thirrje që në zgjedhjet vendore të dalin me kandidat unik. Gazetarja e Report Tv, Danjela Maloku ka zbardhur fjalën e deputetit Bardhi, i cili ka thënë në mbledhje se fokusi duhet të jetë tek zgjedhjet vendoret.

“Secili prej nesh ka bërë betejë për ta bërë partinë demokratike fituese, alternativë qeverisëse. Gjatë kësaj kohe ka nevojë vetëm për maturi. Gjuha e urrejtjes nuk mund të ketë vend tek ne. Jemi 70 ditë larg nga zgjedhjet. Fokusi ynë duhet të jenë vetëm zgjedhjet e 14 Majt. Ne duhet të bëjmë çdo gjë që kemi në dorë, të ofrojmë çdo gjë, që të gjendet zgjidhje dhe PD e opozita të dalë me kandidatë të përbashkët”, ka thënë Bardhi në mbledhje.

Ora 13:06
Zgjedhjet vendore, Alibeaj thirrje kandidatëve të dalë nga primaret e Berishës: Garoni më 14 maj nën siglën zyrtare të PD-së

1678102783_Screenshot1.jpg

Kryetari i komanduar i partisë demokratike, Enkelejd Alibeaj i ka bërë thirrje kandidatët vetë dalë nga procesi i primareve të Sali Berishës që të futen në garën elektorale të 14 majit nën siglën zyrtare të PD-së. Në mbledhjen e Kryesisë, Alibeaj tha se është e rëndësishme që pas vendimit të gjykatës, PD të fokusohet në zgjedhjet e 14 majit dhe të hapet për çdo demokrat, sidomos për kandidatët e dalë nga primaret, me synim që në zgjedhje sipas Alibeajt të dilet me një kandidat unik.

Fjala e plotë e Enkelejd Alibeajt

Siç deklaruam të premten në mbrëmje, vendimi i Gjykatës së Apelit, përbën për Partinë Demokratike, për të gjithë ne, një moment të veçantë përgjegjësie për të rimarrë me energji të reja kursin e forcimit, rritjes dhe fitores.

Jemi të vetëdijshëm për vështirësitë, por jemi me të vendosur se kurrë  për t’ia dalë me demokratët pa dallim, me zgjedhësit tanë, me qytetarët shqiptarë, në bashkëpunim të ngushtë me partnerët tanë perëndimorë, me SHBA, vendet e BE-së, me Britaninë e Madhe.

Nga sot fokusi kryesor i gjithë veprimtarisë sonë politike janë zgjedhjet vendore të 14 Majit. Me pjesëmarrjen, me kandidatët, me garën, me synimet dhe me rezultatet tona në këto zgjedhje duhet të nderojmë historinë e Partisë Demokratike; Të afirmojmë Partinë Demokratike si alternativa kryesore e qendrës së djathtë demokratike, kombëtare, perëndimore dhe euro-atlantike në Shqipëri;

T’i japim pushtetit vendor fytyrën e alternativës sonë demokratike; Të vendosim  dhe të synojmë objektiva ambicioze, të hedhim bazat e sigurta të fitores së madhe në zgjedhjet parlamentare për  largimin e qeverisë së korruptuar deri në palcë të Edi Ramës, dhe duke bërë realitet rrotacionin jetëdhënës të pushtetit që presin me etje të shpallur shumica e shqiptarëve.

Për këtë :

1-Në lidhje me kandidatët për këshilltarë bashkiakë:

 Duhet të fillojnë menjëherë nga puna duke ftuar demokratët dhe intelektualët rreth saj të shprehin interesin për të qenë pjesë e listës së këshilltarëve të PD-së  në bashkitë respektive. Paralelisht, kjo Kryesi do të miratojë një udhëzim të detajuar për mënyrën e zgjedhjes dhe renditjes së tyre në mënyrë demokratike dhe të  drejtë.

2- Në lidhje me kandidatët për kryetarë  të bashkive;

Në funksion të bashkimit, duke konsideruar realitetet që kanë prodhuar primaret e mëparshme të PD-së në prag të zgjedhjeve të vitit 2021,  votimet me primare nga grupi i Rithemelimit dhe kandidime të tjerë,  i propozoj kësaj kryesie hapjen në princip ndaj  gjithë prurjeve në fjalë, në mënyrë eksplicite ndaj kandidatëve demokratë të primareve gjithashtu, me synim daljen me kandidatë unik.

3-Në lidhje me aleancat;

PD merr përsipër ti prijë ndërtimit të një Aleance sa me të gjerë të mundshme të gjithë partive të qendrës së djathtë, me synim maksimizimin e votave të një të djathtë plurale ku secili subjekt zhvillon identitetin e vet politik brenda kornizës përbashkuese të vlerave demokratike, kombëtare dhe Perëndimore.

Ora 12:56
Mbledhja e Kryesisë, Xhelal Mziu ikën nga takimi i Alibeajt: Mendova se ishte vetëm Grupi Parlamentar! 18 deputetët që marrin pjesë

1678101703_Screenshot4.jpg

Deputeti Xhelal Mziu ka braktisur mbledhjen e Kryesisë të thirrur nga Enkelejd Alibeaj. Mziu ka thënë se do merrte pjesë vetëm nëse do ishte vetëm grupi parlamentar.

Kush janë të pranishëm në mbledhje?

1.Lefter Geshtenja

2.Sealudin Jakupllari

3.Ramadan Likaj

4.Eralda Tase

5.Flutura Açka

6.Merita Bakiu

7.Arbi Agalliu

8.Andia Ulliri

9.Flamur Hoxha

10. Zheni Gjergji

11. Kreshnik Çollaku

12. Saimir Korreshi

13. Gazmend Bardhi

14. Dashnor Sula

15. Bledjon Nallbati

16. Enkelejd Alibeaj

17. Jorida Tabaku

18. Dhurata Çupi

Ora 12:38
Tabaku: Askush të mos shohë interesin personal, por të ngrihemi mbi veten tonë! Basha e shkuara e PD-së, të shohim nga ardhmja

 

Pak para takimit që po zhvillon kryesia e Partisë Demokratike, deputetja Jorida Tabaku tha se në këtë moment të gjithë demokratët të ngrihen mbi interesat personale. Tabaku u shpreh se PD-së duhet të dalë e bashkuar në zgjedhje dhe se përballë nuk kanë njëri-tjetrin, por Edi Ramën. Për Bashën, Tabaku tha se ai është e shkuara dhe se duhet të shohim nga e ardhmja.

‘S’ka asnjë alternativë tjetër, përveçëse të bashkuar. Kundërshtari politik është përballë nesh jo në anën tonë. Nuk ka rëndësi fare në këtë moment që të shohë interesin personal, por të ngrihemi mbi veten tonë dhe të formojmë një forcë serioze për zgjedhjet e 14 majit, i bëj thirrje kolegëve të PD-së që së bashku të ofrojmë një ofertë seriozë për shqiptarët. Është e padrejtë që në këtë moment të shohim pjesën tonë personale. Si qytetarë si anëtarë e thjeshtë e PD-së do të jem gjithmonë për bashkimin e PD-së. Lulzim Basha ka dhënë dorëheqjen, Lulzim Basha është e shkuara e PD-së, të shohim nga e ardhmja!’- tha Tabaku.

Ora 12:03
Pas vendimit të Apelit, Xhelal Mziu ndërron mendje dhe tradhton Berishën, i bashkohet grupit të Alibeajt në mbledhjen e Kryesisë

1678101688_Screenshot4.jpg

Grupi i Enkelejd Alibeajt po zhvillon një mbledhje pas vendimet të gjykatës që iu riktheu vulën e Partisë Demokratike. Mbledhja e Kryesisë po zhvillohet ambientet e një hoteli, ndërsa mes të pranishmëve ajo që vihet re është rikthimi i deputetit Xhelal Mziu tek grupi i Enklejd Alibeajt.

Mziu ishte pozicionuar kah Berishës, por me vendimin e Apeli ai duket se ka ndryshuar mendje dhe është rikthyer sërish tek grupi i Enklejd Alibeajt.

Deri më tani në mbledhje kanë mbërritur deputetët Ramadan Likaj, Flutura Açka, Eralda Bane, Merita Bakiu, anëtarja e Kryesisë Taulanta Jupi, e Endri Hasa, si edhe përfaqësuesi ligjor Indrit Sefa.

SI.E./M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • edi: 07/03/2023 09:30

    Me sa duket o "Arberor te qifja racen" ti e paske plotesuar numrin e komenteve per te siguruar sufllaqen .

    Përgjigju
  • Arberor te qifja rracen: 06/03/2023 22:42

    He Arberor zhulsi, si po ecen norma e komenteve? i more qoftet per sot? Tani beji dhe nje gojore Mulit se Salehu ka kohe qe ka mbyllur qepenat.

    Përgjigju
  • Loran: 06/03/2023 22:01

    Ter antikapatet bashk shifjani surratet

    Përgjigju
  • Linda: 06/03/2023 16:55

    Po e mbajten dot partin keta 10 dite shume e kane.Ben gjithe ato prapaskena per anetaret e vet e tani u kerkojn te bashkohen.Pa pik turpi flasin per armiq shqiptare per shqiptaret dhe populli te presi prej ketyre te pa beseve!

    Përgjigju
  • RBËRORI: 06/03/2023 12:56

    O Xhelal Mutziu ti shkon si pordha nëpër brek njëher majtas njëher djathtas, njëher me Alibashën njëher me doktor Berishën. Pra me një fjal je një byth lëpirës interesaxhi o Xhelali Haxhi. Respekt për BURRIN e vërtet Babuli Tangulin.

    Përgjigju
    • Turi: 06/03/2023 20:05

      Ja dhe arberor vemja e shqupit e nxori koken nga haleja me komentet e tij prej intelektuali i shqupit. Shko thithi trongullin Sales ate boj se trupeshk sy ty nuk duhen per gjo tjeter.

  • Eri: 06/03/2023 12:40

    Me mire mos e pranojne kete Mziun. Nje nga me ekstremistet berishist. Deshiron vetem te vjedhe nga te gjitha anet. Jane anetare te ish paramilitareve te Gazidede se bashku me dibrane te tjere.

    Përgjigju
  • Kujdes: 06/03/2023 12:20

    Kujdes Mziun se ju te rilindjes e keni qef shume kete intelektualin gjenial. O pika qe sje bie sa ne hall jeni

    Përgjigju
    • Mara emigrante ne Itali: 06/03/2023 13:04

      Stan me lepuj qe dine te hane karrota ,pika sales dhe alibabes ,te gjithe nje mut jane ,kjo eshte partia fashiste antikombetare e shqiperise .

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion