Fitorja në Dibër, Rama përgëzon
deputetët: Jo eufori ndaj aleatëve 

Fitorja në Dibër, Rama përgëzon<br />deputetët: Jo eufori ndaj aleatëve 
Mbledhja e djeshme e grupit parlamentar socialist ka pasur në epiqendër sikundërse pritej, suksesin e arritur në Dibër, ku të dielën kandidati i majtë fitoi me mbi 4 mijë vota ndaj të djathtit. I pari që e ka hapur mbledhjen ka qenë Gramoz Ruçi, i cili ka përgëzuar strukturat socialiste por edhe deputetët e angazhuar për këtë çështje.

“Fitorja e Dibrës ishte e kënaqshme dhe rezultat i një pune shumë të mirë. Sigurisht që meriton përgëzimet kryesore kreu i shtabit, Damian Gjiknuri, si dhe Blerina (Gjylameti), Olta (Xhaçka) si dhe të gjithë të tjerët që ju bashkuan ekipit së bashku me strukturat lokale. Rakipi (Suli) dhe Sadriu (Abazi) po ashtu kanë bërë një punë serioze. Ka dhe disa kolegë që ju bashkuan ekipit ditët e fundit. Tani po flas vetëm për ju, por dhe unë s’mund të ngelem pa u përshëndetur si kryetar i grupit parlamentar”,-ka thënë Ruçi para deputetëve.

Pas tij e ka marrë fjalën deputeti Rakip Suli i cili po ashtu ka bërë një panoramë të fushatës në Dibër duke mos i kursyer dhe dozat e humorit ndaj Sadri Abazit që u vendos në qendër të vëmendjes për shkak të fjalimit të tij euforik në mbyllje të fushatës në Dibër.

“Unë dua të përshëndes jo vetëm kandidatin tonë, që siç më tha një dibran e kishim bio, por edhe të gjitha deputetet, zonjat që kishim atje në fushatë, që edhe ato ishin po prapë bio. Këtu nuk përfshij Sadriun, se ky është OMGJ”,-ka thënë Suli, duke shkaktuar të qeshura në mbledhjen e grupit.

Burime të Shqiptarja.com bëjnë me dije se pas tij e ka marrë fjalën kryeministri Rama, i cili po ashtu ka bërë apel për mos pasjen euforie për rezultatin e Dibrës.

Rezultati që u arrit në Dibër është meritë e të gjithë ekipit që punoi atje me në krye Damianin. Të gjithë ata që punuan për këtë sfidë elektorale meritojnë dhe do të kenë të gjithë vlerësimin tim dhe të Partisë Socialiste. Megjithëkëtë, të fitosh Dibrën, madje me atë rezultat që u arrit, nuk është një gjë e vogël. Dua të them se në telefonin tim ka qindra mesazhe nga dje e sot, jo vetëm nga deputetë por edhe nga baza dhe socialistë e qytetarë të thjeshtë. Vërej që ka një frymë jo realiste dhe euforike. Nuk duhet të na mbysë euforia se atë garë mund ta përballonim vetëm, dhe këtë frymë realizmi duhet t’ja përcjellim dhe bazës që secili të shoh qartë peshën e gjithkujt”,-ka thënë kryeministri Rama.

Më pas, duke ju referuar seancës plenare të ditës së enjte, ku përsëri pikë ngërçi PS-LSI për ligjin e kamerave të sigurisë, Ruçi ka lënë për detyrë gjetjen e konsensusit. “Pirro, fol edhe me ministrin e po ashtu ulu edhe me kolegët e LSI-së si Sekretar i Komisionit të Sigurisë për të riparë ligjin për kamerat e sigurisë duke shfrytëzuar dhe mangësinë që na jep dekreti i presidentit. Shqyrtoni mundësitë se çfarë mund të përmirësohet dhe se si mund të ndërhyjmë pa cenuar qëllimin e tij”,-mësohet të ketë thënë Gramoz Ruçi.

Pas mbledhjes së mesditës, kryeministri Edi Rama ka shtruar një darkë falënderimi për deputetët që u angazhuan për zgjedhjet në Dibër. Të pranishëm janë disa eksponentë të PS, Gramoz Ruçi, Taulant Balla, Artan Gaçi, i deleguari i PS në Dibër, Damian Gjiknuri, Blerina Gjylahmeti, Ulsi Manja, Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri etj. 

Diskutimet në mbledhjen e grupit të PS-së
Gramoz Ruçi: Fitorja e Dibrës ishte e kënaqshme dhe rezultat i një pune shumë të mirë. Sigurisht që meriton përgëzimet kryesore kreu i shtabit, Damian Gjiknuri, si dhe Blerina (Gjylameti), Olta (Xhaçka) si dhe të gjithë të tjerët që ju bashkuan ekipit së bashku me strukturat lokale. Rakipi (Suli) dhe Sadriu (Abazi) po ashtu kanë bërë një punë serioze. Ka dhe disa kolegë që ju bashkuan ekipit ditët e fundit. Tani po flas vetëm për ju, por dhe unë s’mund të ngelem pa u përshëndetur si kryetar i grupit parlamentar.

Rakip Suli: Unë dua të përshëndes jo vetëm kandidatin tonë, që siç më tha një dibran e kishim bio, por edhe të gjitha deputetet, zonjat që kishim atje në fushatë, që edhe ato ishin po prapë bio. Këtu nuk përfshij Sadriun, se ky është OMGJ.

Edi Rama: Rezultati që u arrit në Dibër është meritë e të gjithë ekipit që punoi atje me në krye Damianin. Të gjithë ata që punuan për këtë sfidë elektorale meritojnë dhe do të kenë të gjithë vlerësimin tim dhe të Partisë Socialiste. Megjithëkëtë, të fitosh Dibrën, madje me atë rezultat që u arrit, nuk është një gjë e vogël. Dua të them se në telefonin tim ka qindra mesazhe nga dje e sot, jo vetëm nga deputetë por edhe nga baza dhe socialistë e qytetarë të thjeshtë. Vërej që ka një frymë jo realiste dhe euforike. Nuk duhet të na mbysë euforia se atë garë mund ta përballonim vetëm, dhe këtë frymë realizmi duhet t’ja përcjellim dhe bazës që secili të shoh qartë peshën e gjithkujt.

Gramoz Ruçi: Pirro, fol edhe me ministrin e po ashtu ulu edhe me kolegët e LSI-së si Sekretar i Komisionit të Sigurisë për të riparë ligjin për kamerat e sigurisë duke shfrytëzuar dhe mangësinë që na jep dekreti i presidentit. Shqyrtoni mundësitë se çfarë mund të përmirësohet dhe se si mund të ndërhyjmë pa cenuar qëllimin e tij.
 
Rendi i ditës për seancën e së enjtes
1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 8.9.2016
2. Njoftimi i projektligjeve të depozituara në Kuvend
3. Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8537, datë 18.10.1999 “Për barrët siguruese”, të ndryshuar”.
4. Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 8750, datë 26.3.2001, “Për parandalimin dhe luftën ndaj trafikut të substancave narkotike ose psikotrope”, të ndryshuar”.
5. Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9270, datë 29.7.2004 “Për sistemin e adresave në Republikën e Shqipërisë” të ndryshuar”.
6. Projektligji “Për një shtesë në ligjin nr.8730, datë 18.1.2001, “Për organizimin dhe funksionimin e Shërbimit të Përmbarimit Gjyqësor”.
7. Projektligji “Për disa ndryshime në ligjin nr. 10031, datë 11.12.2008, “Për shërbimin përmbarimor gjyqësor privat”, të ndryshuar”.
8. Projektligj “Për falimentimin”.
9. Projektligj “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.8116, datë 29.3.1996, “Kodi i Procedurës Civile i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar”.
10. Projektligj “Për disa shtesa në ligjin nr.7850, datë 29.7.1994, “Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar””.
11. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Partitë proruse përfshihen në qeverinë e riorganizuar të Malit të Zi

Partitë proruse përfshihen në qeverinë e riorganizuar të Malit të Zi