Leftë Koka pasi arriti të fitonte mandatin e deputetit në Durrës, ka shprehur mirënjohjen e tij ndaj bashkëqytetarët e tij për besimin, duke i garantuar se do t’i shpërblejë me punë.

Përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, Koka thumbon Metën dhe kundërshtarët e tjerë duke thënë se tramvaja e shpifjeve, e mllefit të shfrenuar, gjuha e urrejtjes, e mori përgjigjen në Durrës dhe gjithë Shqipërinë.

Ai ka falënderuar në veçanti edhe strukturat e Partisë Socialiste në Durrës.

“Koha që të shohim drejt të ardhmes, për Shqipërinë të ardhmen tonë!”, shkruan Koka në fund.

Partia Socialiste arriti të fitonte 8 mandate në qarkun e Durrësit.

Deputeti më herët ka pasur përplasje të vazhdueshme me presidentin Meta, ish-kreun e partisë kur Koka ishte në LSI.

LSI në qarkun e Durrës pësoi “disfatë”, pasi nuk arriti të fitonte asnjë mandat, ndërkohë që kishte 2, kur kryesuesi i listës së kësaj partie në Durrës ishte Lefter Koka.