Fitorja në transfertë, Edi Martini: Egnatian s'duhet ta lësh të luajë siç do, Teuta kërkon të ngrejë Kupën

Fitorja në transfertë, Edi Martini: Egnatian s'duhet ta lësh të luajë siç do, Teuta kërkon të ngrejë Kupën

Edi Martini, trajneri i Teutës


Teuta fitoi 0-1 në transfertë me Egnatian, për javën e shtatë në Superligë. Triumfi kundër kryesuesve të renditjes erdhi falë golit të Realdo Filit në pjesën e dytë. Pas ndeshjes për MNC, trajneri Edi Martini i durrsakëve tha se Teuta kërkon të fitojë Kupën e Shqipërisë në fundin e sezonit.

"Jam shumë i lumtur, kemi fituar me shifrat 0-1. Kjo fitore vlen shumë për ne. Edhe sikur të ishte Dwamena, ne do të mbanim një stil loje. Do të vazhdonim që të bënim presion karshi kundërshtarëve. Është e qartë që Egnatian nuk duhet që ta lësh të luajë siç ka qejf ajo, nuk kanë vetëm Dwamena, kanë 3-4 lojtarë të tjerë që janë shumë të mirë. A jam i kënaqur me këtë ekip? Edhe në sezonin e shkuar ekipi ishte ndërtuar përpara se të shkoja unë, por të gjithë e dimë se ku shkuam. Për mua është e rëndësishme që të kemi besim, jo vetëm për të marrë një nga katër vendet e para, por edhe për të parë mundësinë e fitimit të Kupës", tha Martini.


Lajmi kryesor:

VIDEO/ Egnatia 'i fal' fitoren Teutës, Skënderbeu mposht 1-0 Partizanin! Java e shtatë e Superligës nis me surpriza (Renditja)


S.Dh/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mirel Josa nuk është më trajneri i Besës! Pas 12 ndeshjesh në drejtim të ekipit kavajas ndërpritet marrëdhënia

Mirel Josa nuk është më trajneri i Besës! Pas 12 ndeshjesh në drejtim të ekipit kavajas ndërpritet marrëdhënia