Fitorja që solli kreun në renditje, Colella i Partizanit ironizon: Jam një trajner injorant që s'di të bëjë formacionin

Fitorja që solli kreun në renditje, Colella i Partizanit ironizon: Jam një trajner injorant që s'di të bëjë formacionin

Giovanni Colella, trajneri i Partizanit

Partizani fitoi 4-1 me Kastriotin për javën e 26-të në Superligë, duke marrë kreu e renditjes. Pas ndeshjes për Oversport, trajneri i të kuqve, Giovanni Colella ka bërë ironi duke thënë se është një trajner injorant që nuk di të bëjë formacionin.

"Sot kishim shumë frikë për këtë ndeshje, ndaj jam i lumtur për sjelljen. Kemi respektuar kundërshtarin, sipas meje kemi bërë gjërat që duheshin bërë. Mendoj se ishte gjëja e duhur në këtë moment. Ka gjithmonë për të punuar. Edhe nëse nuk do të kishim pësuar, kishte 2-3 situata ku nuk ishim të saktë. Edhe më shumë punë meqë pësuam gol. Na kënaq që janë në kombëtare disa lojtarë, por siç kam thënë më parë për Bitrin dhe Skukën që u larguan, merita është e të gjithë skuadrës që i vlerësoi.

Më mirë formacioni i Kupës apo ky i kampionatit? Këtu kemi shumë lojtarë të mirë, unë jam një trajner injorant dhe nuk di të bëj formacionin titullar", tha Colella mes të tjerash.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë