Ky ngërç mund të zgjidhet duke u bazuar në kodin zgjedhor , kur KQZ s’mund të marri vendim , do jetë Kolegji Zgjedhor që do bëjë vendimmarrjen. Besojmë se nëse do ecim në këtë terren, rreth datës 15 korrik të kemi një rezultat të shpallur. Unë kam debatuar vazhdimisht edhe me kryetaren e KQZ, institucion që zërin e opozitës e ka të vështirë ende për ta dëgjuar. Por unë kam qenë i interesuar për procesin zgjedhor.
Në vështrimin tim zgjedhjet kanë vuajtur nga mungesa e konsensusit e mendimit teknik”, tha Gjonçaj. Ndër të tjera, duke u ndalur te KQZ, ai tha se “Edhe kësaj radhë KQZ nuk arriti të dalë mbi urdhërimin që i është bërë, nga politika, pra u bë palë në atë pjesë të procesit. Do bëjmë të pamundurën që vështirësitë e ndodhura ndaj opozitës së djeshme të mos përsëritën, ndaj opozitës së sotme.”- përfaqësuesi ligjor i PS-së në KQZ, Genc Gjoncaj.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 07.07.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)