Prokurori i Apelit të Tiranës, Luan Kaloci është shkarkuar nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, pasi nuk kaloi Vettingun.
Kaloci rezultonte me burime kontradiktore të pasurisë. Në deklarimin e bërë në vitin 2003 për blerjen e një dyqani ai ka specifikuar si burim të ardhurash 5.2 milionë lekë të fituara në baste sportive. Ndërsa në vitin 2017, për të njëjtën pronë, deklaronte të ardhura nga shitja e një banese në Elbasan.
Trupa e KPK e përbërë nga Xhensila Pine, Valbona Sanxhaktari dhe Etleda Çiftja vendosi shkarkimin e prokurorit. Sipas IDKPI, gjyqtari Kaloçi nuk ka bërë deklarim të saktë të pasurisë, pasi ka mospërputhje me deklarimet në vite. KPK deklaron se ka mospërputhje pasi prokurori ka bërë deklarim të rremë, duke sqaruar se kishte fituar edhe një shumë prej 5,2 milionë lekësh në një loto sportive.
Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale.
Kur gjyqtaret dhe sidomos prokuroret qe jane mbrojtesit e ligjeve shkojne ne lloto baste dhe kazino po populli i thjeshte dhe sidomos rinia cfare duhet te bejne?
Përgjigju
tiku: 05/07/2018 14:03
Si mundet nje figure si prokurori te lauj ne lloto? qe ketu eshte I djegur. Vettingu te vazhdoje edhe te hipoteka
Përgjigju
Sondazhi i ditës: 20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
T'i mbyllë
80.5%
Vendos filtra
16.5%
Nuk e di
3%
Vota total: 7664
Votat totale janë unike
Sondazhi i ditës: 20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
Kur gjyqtaret dhe sidomos prokuroret qe jane mbrojtesit e ligjeve shkojne ne lloto baste dhe kazino po populli i thjeshte dhe sidomos rinia cfare duhet te bejne?
PërgjigjuSi mundet nje figure si prokurori te lauj ne lloto? qe ketu eshte I djegur. Vettingu te vazhdoje edhe te hipoteka
Përgjigju