'Fitova 5 mln lekë në lloto'/Prokurori në 'sitën' e Vettingut, KPK: Deklarimi i pasurisë kontradiktor

'Fitova 5 mln lekë në lloto'/Prokurori në 'sitën' e Vettingut, KPK: Deklarimi i pasurisë kontradiktor

Seanca e KPK për prokurorin Luan Kaloçi

Prokurori i Apelit të Tiranës, Luan Kaloçi është vendosur ditën e sotme përpara Vettingut, ku ka rezultuar me deklarim të rremë dhe fshehje pasurie. Në seancën dëgjimore të zhvilluar këtë të martë përpara Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, Kaloçi është mbrojtur nga avokati Ardian Visha, ndërsa trupa e KPK përbëhej nga Xhensila Pine, Valbona Sanxhaktari dhe Etleva Çiftja. 

KPK-ja ka lexuar raportin e ILDKPKI-së, sipas së cilës prokurori Kaloçi ka deklarim të rremë të pasurive dhe fshehje të pasurisë. KPK-ja kreu hetim të thelluar mbi komponentin e pasurisë, sipas së cilës janë verifikuar mospërputhjet. Prokurori deklaron gjithashtu se në vitin 2003 djali i tij ka fituar 5.2 mln lekë në skedina, ndërsa në 2017-ën nuk bën të njëjtin deklarim, por thotë se paratë i ka siguruar nga shitja e një dyqani në Elbasan.

Pasuria e prokurorit/Deklarim kontradiktor për burimin e të ardhurave
Prokurori Luan Kaloçi ka një shtëpi 145 metra katrorë, me vlerë 52 mijë dollarë, e në deklaratë ka mospërputhje sa i përket vlerës së apartamentit. Dyqani është blerë në vitin 2003, ndërsa burimi sipas prokurorit është shitja e shtëpisë në Elbasan. Dyqani ka një sipërfaqe prej 132 m2. E pikërisht për këtë pronë ka mospërputhje mes shifrave të deklaruara.

Në vitin 2003 deklarohet si burim, fitimet në baste dhe dy hua. Ndërsa në 2017-ën deklarohet si burim, shitja e banesës në Elbasan. Në vitin 2003, prokurori thotë se i ka fituar paratë në një kompani bastesh, "Xhoi Lloto". Ndërsa në deklaratën e dorëzuar për efekt të Vettingut nuk e përmend këtë. Shuma e fituar në baste është 5.2 mln lekë.

Nga hetimi ynë rezultoi se s’kanë deklaruar në 2007, 5 mijë dollarë dhe 20 mijë euro në emër të gruas. Në 2009-ën ka fshehur 5 mijë euro. Nuk ka deklaruar blerjen e një makine në 2015 dhe që e kishte në emër të vajzës e më pas e ka shitur. 

Pyetjes së KPK si është e mundur që Kaloçi ka shkruar vlera të ndryshme në deklarata dhe në kontratën e apartamentit dhe dyqanit, ai u shpreh se në ato vite ashtu ka qenë realiteti shqiptar dhe veprimet janë bërë për të shmangur tatimin prej 1 apo 2% që paguhej për shit-blerjen e pronave me vlerë mbi 2 milion lekë.

Ndaj ish-prokurorit të Elbasanit, Luan Kaloçit ka edhe tre denoncime nga qytetarët. 

Replikat në seancën e KPK:

Avokati Ardian Visha: Jeni marrë vetëm me deklaratën Vetting, por s’keni shqyrtuar deklaratat ndër vite. ILDKP ka bërë raport subjektiv. Ka gabime e lapsuse, por jo fshehje. Kjo është pasuri modeste dhe është vënë në vitin 2003. Pasuria është brenda kufijve të familjes. Janë burim rroga, një kredi, një banesë e marrë nga Enti i Banesës dhe llotaria e fituar nga i biri. Ka pasur situata të atilla të njohura por asnjëherë s’ka pasur shtëpi të shitura 2 mln lekë. Kaloci ka hetuar e goditur bandat në Elbasan. Ka pasur rezultate kur ka drejtuar atë prokurori. 

Etilda Çiftja, anëtare e trupës gjykuese: Z.Kaloci, keni kërkuar të merret si provë një kontratë me vlerë me të vogël, por e kërkuar nga shitësi. Në 2018-ën deklaron çmim 52 mijë dollarë. Si i komentoni këto mospërputhje?

KPK: Në formularin e ILDKPIK në 2016 keni shkruar se vajza nga 2007 e deri në 2012 ka bërë shkollën në Itali. Dy huatë deklaroni se i keni marrë te dy qytetarë për të shkolluar vajzën. Thoni që i keni marrë huat në 2003-shin kur vajza e ka nis shkollën në 2007. 

Luan Kaloçi: Ka qenë një lapsus. Këto janë borxhe për fëmijë. Ishte një formalitet pasi ambasada kërkonte një depozitë për të dhënë të drejtë studimi. 

Përfaqësuesi i ONM, Theo Jacobs: Z.Kaloçi, apartamenti në Rrugën “Reshit Çollaku” ju thoni që çmimin e ulët e vendosët pasi ju kërkoi shitësi, kushëriri juaj. Çfarë arsye kishte ai? 

Luan Kaloçi: Arsye ka qene se në periudhën e blerjes së shtëpisë ka pasur një ligj. Shitësi paguante 1 ose 2% të vlerës së shitjes së sendit, pasuri e paluajtshme. Vlera e sendit ishte mbi 2 mln lekë. Kjo ishte arsye. 

Luan Kaloci: Në atë periudhë, këto gjëra kanë ndodhur. Ka pasur informalitet i cili ishte i papërshtatshëm.

Luan Kaloçi: Më rikonfirmoni në detyrë. 

Ardian Visha: Pasuria e ligjshme dhe e ndershme.

KPK: Vendimi jepet më 5 korrik, ora 11:00. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • I pa besushmi: 03/07/2018 16:14

    Eshte nje nga ata qe e ka filluare betejen e vjedhjes qysh kur koleget ishin tek plepat;cojeni pedagog tek drejtesia se eshte nga Skrapari dhe nuk ka vjedhur fare!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja