Fituan titullin kampion, Egnatia bën ndryshime në stadium

Fituan titullin kampion, Egnatia bën ndryshime në stadium

Skuadra e Egnatias

Egnatia e Rrogozhinës siguroi të diel titullin e parë kampion në Superligën e futbollit. Qyteti i vogël do ketë nderin të përfaqësojë Shqipërinë në eliminatoret e Champions League, teksa të ardhurat e garantuara pas këtij suksesi do jenë më shumë se 1 milionë euro nga FSHF dhe UEFA.

Në Rrogozhinë kanë nisur të ëndërrojnë të paktën për grupet e Conference League, ndërsa nuk kanë ndenjur duarkryq. Këtë javë pritet që tribuna përballë në stadiumin "Arena Egnatia" të fillojë nga puna për ngritjen e saj.

Tribuna përballë do mbajë emrin "Raphael Dwamena", ish-kapitenit të ndjerë të rrogozhinasve, që humbi jetën në fushën e lojës më 11 nëntorin e 2023. Veç tribunës pritet që stadiumi të pajiset edhe me ndriçim.

Nëse në Rrogozhinë kishin ëndrra, tanimë ato janë kthyer në një realitet që qyteti, klubi dhe lojtarët po e jetojnë.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Shoqja e Parashqevisë Rita Ndoci: Të dyja i kemi pasur krahët e ngrohta nga Byroja Politike, ndryshe s’bënim dot karrierë

Shoqja e Parashqevisë Rita Ndoci: Të dyja i kemi pasur krahët e ngrohta nga Byroja Politike, ndryshe s’bënim dot karrierë