Fituesi në Atak Show në Report Tv merr çelësat e makinës 20 mijë euro (VIDEO)

Fituesi i makinës Suzuki Vitara me vlerë 20 mijë euro Ergys Shaba mbrëmjen e djeshme në emisionin Atak Show në Report tv mori çelësat e makinës. Ai tha se është një ndjekës i rregullt i emisionit dhe luante gjithmonë me nr. 1 deri ditën që fitoi çmimin më të madh të emisionit.

"Ne jemi një grup shokësh në Tiranë dhe gjithë kohës luajmë me numrin një dhe rezultoi fitues. Besoja që do të fitoja dhe fitova. Faleminderit!" tha ai.

Kjo ishte hera e parë në dy sezone të emisionit Atak Show që një telefonues ka arritur të zbërthejë shumën 5-shifrore në një nga lojërat e shumta që Atak Show. Ai ka gjetur numrin 17941, pas së cilës fshihej makina. Fillimisht ishin zbuluar tre shifrat e para, e katërta ishte një bonus nga autorët e këtij programi dhe shifra e fundit iu la telefonuesve.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?



×

Lajmi i fundit

Mbi 600 të arrestuar në 95 operacione, policia e shtetit bën bilancin për muajin prill

Mbi 600 të arrestuar në 95 operacione, policia e shtetit bën bilancin për muajin prill