Fitohet makina në emisionin 'Atak show' në Report Tv, telefonuesi zbulon 'numrin magjik'

TIRANË- Fitohet për herë të parë në emisionin "Atak Show" në Report Tv makina. "1" ishte numri magjik që e shndërroi telefonuesin nga Tirana, Ergys Shaba në fitues të makinës " Suzuki Vitara" ngjyrë të zezë, e cila kap shifrën e 23 mijë eurove.

Për herë të parë në dy sezone një telefonues ka arritur të zbërthejë shumën 5-shifrore në një nga lojrat e shumta që "Atak Show" ofron në ekranin e Report Tv. Ai ka gjetur numrin 17941, pas së cilës fshihej makina. Fillimisht ishin zbuluar tre shifrat e para, e katërta ishte një bonus nga autorët e këtij programi dhe shifra e fundit iu la telefonuesve. Më i "shkathti", mes telefonuesve të shumtë ishte Ergysi. 

Përgjatë dy sezoneve, të shumtë kanë qenë fituesit që kanë arritur të marrin çmime në vlera monetare nga më të ndryshmet. Më e fundit ishte në gushtin e kaluar, ku u fituan 4500 euro.

Ky emision transmetohet çdo ditë nga e hëna në të premten në orën 19:00 dhe të shtunë- diel në orën 21:00.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Emigrantet mund të votojnë me postë/ A mendoni se vota e tyre do të jetë percaktuese në zgjedhjet e 25 prillit?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

Ankthi i gjyshërve në pandemi