Në kuadër të festave të nëntorit "DokuFest" në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës së Republikës së Shqipërisë, do të shfaqë një program special të filmave fitues në disa nga kategoritë e edicionit të fundit të tij.
Filmat do të projektohen në ambjentet e Muzeut Kombëtar.
Janë përzgjedhur : PËRQAFIMI nga Lulzim Guhelli - Fituesi i çmimit te publikut; DOMINO EFFECT nga Elwira Niewiera dhe Piotr Roso?owski - Fituesi i çmimit të dokumentarit ndërkombëtar; HESHTJE nga Bekim Guri - Fitues i garës kombëtare dhe EVAPORATING BORDERS nga Iva Radivojevic - fitues i garës së dokumentarit nga Ballkani.
Ky aktivitet është pjesë e kalendarit të përbashkët kulturor Shqipëri-Kosovë, ku Ministria e Kulturës së Shqipërisë mbështeti këtë vit disa aktivitete përfshirë edhe Festivalin e suksesshëm të filmit DokuFest, i cili zhvillohet në Prishtinë.








