Përgjatë gjithë muajve të verës, të gjithë konsumatorët e Pepsi kishin mundësinë që të regjistronin kodet që gjenin poshtë hapëseve të kanaçeve Pepsi në adresën www.sfidapepsi.com. Çdo kod konvertohej në një numër pikësh të caktuar, duke bërë kështu të mundur grumbullimin e sa më shumë pikëve për secilin pjesëmarrës në aplikacion.
5 fituesit të cilët mblodhën më shumë pikë ishin, Ardit Xhafaj, Mikel Shporaj, Eduard Zefaj, Ilir Pila dhe Françesk Frroku. Ata përjetuan një eksperiencë të paharrueshme në çift duke shijuar performancën live të grupit Linkin Park si edhe duke vizituar vendet turistike më të bukura të qytetit madhështor të Romës.
Një verë që do të mbetet gjatë në kujtesën e fituesve të Pepsi Challenge!