LISTA/ Emrat e Kryesisë së re të PS-së! Balluku më e votuara nga socialistët, Bushati 'numri 1' nga burrat! Mbeten jashtë Xhafaj dhe ministrja Ekonomi

LISTA/ Emrat e Kryesisë së re të PS-së! Balluku më e votuara nga socialistët, Bushati 'numri 1' nga burrat! Mbeten jashtë Xhafaj dhe ministrja Ekonomi

Nga e majta në të djathtë, Milva Ekonomi, Ditmir Bushati, EdI Rama, Fatmir Xhafaj dhe Belinda Balluku

TIRANË- Nga sot Kryesia e Partisë Socialiste, organi politik drejtues i veprimtarisë së kësaj partie, ka në përbërje të saj emra të rinj, por edhe të vjetër që janë rikonfirmuar nga votat e socialistëve në Asamblenë e Përgjithshme, të mbajtur sot në Pallatin e Kongreseve. Referuar nenit 43 të statutit të partisë, kjo Kryesi, funksioni i së cilës është organizimi dhe drejtimi veprimtarisë së partisë në periudhën midis mbledhjeve të Asamblesë Kombëtare, përbëhet nga 33 emra, Kryetari i partisë, Sekretari i Përgjithshëm, Sekretarët dhe anëtarët e Kryesisë të zgjedhur nga radhët e anëtarëve të Asamblesë Kombëtare dhe Kryetarët e qarqeve. 9 anëtarë të kësaj Kryesie e marrin detyrën automatikisht për shkak të detyrës (ex officio) që janë kryetari i partisë, Edi Rama, Sekretari i Përgjithshëm Damian Gjiknuri dhe sekretarët e partisë Blendi Klosi, Anila Denaj, Romina Kuko, Bojkena Basha, Etjen Xhafaj dhe Etilda Gjonaj dhe kryetarët e qarqeve Taulant Balla, Damian Gjiknuri, Arben Ahmetaj, Edona Bilali, Eliza Spiropali, Ardian Çela, Bledi Çuçi, Mirela Kumbaro, Ulsi Manja, Bledi Klosi dhe Erion Veliaj.

Ndërkohë, emrat e 12 anëtarëve të tjerë zgjidhen me anë të votës së socialistëve. Kështu, si rezultat i procesit të votimit të mbajtur ditën e sotme, më i votuari nga radhët e burrave është Ditmir Bushati, një emër kritik ndaj lidershipit të PS, Edi Rama, me këtë të fundit që i ka dhënë "një shans" duke e propozuar si kandidat për një post drejtues i partisë. Bushati ka marrë në total 204 vota, për t'u ndjekur më pas nga Arben Pëllumbi me 203 vota, pastaj nga Pandeli Majko me 198 vota, Armando Subashi 177 vota, Erion Braçe 174, Ilir Beqja me 173 vota. Mbetën jashtë Eduard Shalsi Fatmir Xhafaj, Ervin Dema, Pjerin Ndreu.

Nga ana tjetër, sa i përket grave më e votuara është Belinda Balluku me 207, që është njëkohësisht edhe deputetja grua më e votuar për qarkun e Tiranës në zgjedhjet e 25 prillit, Ogerta Manastiliu 204 vota, Blerina Gjylameti 199 vota, Evis Kushi 183 vota, Olta Xhaçka 180, Mimi Kodheli 179 vota. Ndërkohë nuk morën votat e mjaftueshme Ermonela Felaj, Milva Ekonomi, Klotilda Ferhati dhe Almira Xhangulla.

Statuti i Partisë parashikon që Kryesia e Partisë, si rregull mblidhet jo më rrallë se një herë në dy muaj dhe është kryetari i partisë, Edi Rama që thërret mbledhjen e saj. Në çdo rast, nëse Kryesia nuk mblidhet brenda afatit në tre mbledhje radhazi, ajo konsiderohet automatikisht e shpërndarë dhe Asambleja Kombëtare zgjedh Kryesinë e re. Përveç anëtarëve të përhershëm, pjesë e mbledhjeve mund të jetë edhe Kryetarja e Forumit të Gruas Socialiste, Klodeta Dibra dhe kryetari i FRESSH, Eljo Hysko, por si të ftuar, pa të drejtë vote.

Kryesia e re e Partisë Socialiste
Kryetar i Partisë
Edi Rama

Sekretari i përgjithshëm
Damian Gjiknuri

Sekretarët e Partisë
Blendi Klosi do të jetë Sekretar Organizativ i PS
Anila Denaj  Sekretare për Burimet Njerëzore
Romina Kuko, Sekretarja e re për Marrëdhëniet me Jashtë
Bojkena Basha, Sekretare për Rininë në PS
Etjen Xhafaj, sekretar për dixhitalizmin e partisë
Etilda Gjonaj, sekretare për rolin e gruas

Lista e Grave fituese për kryesinë e PS-së
Ogerta Manastirliu 
Belinda Balluku 
Olta Xhaçka 
Evis Kushi 
Mimi Kodheli 
Blerina Gjylameti 

Lista fituese e burrave  për kryesinë e PS-së
Pandeli Majko 
Erion Braçe 
Ditmir Bushati 
Ilir Beqja 
Arben Pëllumbi 
Armando Subashi 
Drejtuesit e qarqeve
Fier-Taulant Balla
Elbasan-Damian Gjiknuri
Vlorë-Arben Ahmetaj
Shkodër-Edona Bilali
Kukës-Eliza Spiropali
Durrës-Ardian Çela
Berat-Bledi Çuçi
Gjirokastër-Mirela Kumbaro
Dibër-Ulsi Manja
Lezhë-Bledi  Klosi
Tiranë-Erion Veliaj

Lista e anëtarëve të rinj të Kryesisë së PS

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:06
Nuk u zgjodh anëtar i Kryesisë së PS, Pjerin Ndreu reagon për 166 votat që mori, por më pas bëhet pishman dhe fshin postimin: U detyrova sepse shumica nuk lexojnë

Pjerin Ndreu, kreu i Bashkisë së Lezhës, ishte mes 10 emrave të propozuar nga kryeministri Edi Rama për anëtarë të Kryesisë së PS-së, por nuk mori numrin e duhur të votave nga socialistët, duke mbetur jashtë.

Ai ka reaguar me një postim në Facebook, ku falënderon socialistët që e votuan, edhe pse thotë se nuk ka bërë asnjë përpjekje për të lobuar për vota.

Ndreu shprehet se nuk kishte dijeni se do të ishte kandidat, por shton se nuk ka qenë ambicie e tij të ishte pjesë e Kryesisë së PS-së. Ai thekson se e rëndësishme për të është angazhimi në krye të Bashkisë së Lezhës.

"Një falënderim dhe sqarim!

Faleminderit 166 anëtareve të Asamblesë Socialiste që votuan për mua për anëtar kryesie, megjithëse nuk kam bere asnjë përpjekje për të lobuar për vota!

Mirënjohje Kryeministrit për nxjerrjen e emrit tim, megjithëse unë nuk dija asgjë se do isha kandidat!

Në fund nuk kalova numrin e duhur për të qenë në kryesi!

Të qenit anëtar kryesie nuk ka qenë asnjëherë ambicie për mua dhe as se kam menduar. Detyra që kam është parësore dhe tejkalon çdo ambicie tjetër.

Angazhimi im është i fokusuar në kryerjen me korrektesë e përkushtim të detyrës së Kryetarit të Bashkisë Lezhë, dhënien e shërbimit të qytetarëve me standarde të larta, dhe ndryshim i realitetit të zymte te asaj zone turistike që duhet çuar para me çdo çmim!", shkruan Pjerin Ndreu.

Por pas postimit, duket se Pjerin ndreu është bërë pishman duke e fshirë, ndërsa thotë se e mori këtë veprim 'sepse shumica nuk lexojnë asgjë'.

"U detyrova me e heq statusin sepse shumica nuk lexojnë asgjë", shkruan Pjerin Ndreu pasi fshiu reagimin e parë.

 

B.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja